Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi për ndalimin e kamionëve nga Serbia, mallra në vlerë rreth 70 milionë euro mbesin të bllokuara në kufirin e Kosovës

26/06/2023 - 09:36
në Kryesore, Lajme
A A
Vendimi për ndalimin e kamionëve nga Serbia, mallra në vlerë rreth 70 milionë euro mbesin të bllokuara në kufirin e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kidnapimi i tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, bëri që Qeveria të ndaloj hyrjen e kamionëve me mallra dhe targa serbe në territorin e saj. Me t’u marrë ky vendim, nga data 15 qershor, dhjetëra kamionë ishin bllokuar në anën serbe të kufijve, përkatësisht në vendkalimet Merdar dhe Jarinjë.

Pas kësaj mase, Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim të ri që lejon pjesërisht lëvizjen e mallrave nga Serbia në territorin e vendin tonë.

Nga data 21 qershor është lejuar hyrja e kamionëve me targa serbe, por me një kusht – mallrat e tyre të mos kenë origjinë nga Serbia

Ky vendim është mirëpritur nga drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cili ka vlerësuar se kjo masë pengonte importin e mallrave nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe eksportet kosovare që përdornin shërbimet e transportit të kompanive nga Novi Pazar.

Zeka ka përmendur se ky ndalim tashmë është shfuqizuar, duke besuar se Qeveria e Kosovës ka pasur parasysh pengesat dhe vështirësitë që mund të shkaktoheshin nga kjo situatë.

“Është për t’u mirëpritur vendimi që rishikon ndalimin e lëvizjes së automjeteve me targa të Serbisë, meqë kjo pengonte edhe importin e mallrave me origjinë nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe eksportet kosovare që shfrytëzonin shërbimet e transportit të kompanive nga Novi Pazari. Kjo ndalesë megjithatë është shfuqizuar dhe besoj që Qeveria ka pasur parasysh edhe pengesat e sipër cekura”, ka deklaruar Zeka.

AKB: Rreth 70 milionë euro të bllokuara në kufirin Kosovë-Serbi

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka bërë të ditur se shkëmbimet nga të dyja anët janë të bllokuara në një shumë prej rreth 70 milionë euro, duke përfshirë paratë e parapaguara për produkte të bizneseve të Kosovës në Serbi.

Në bazë të kësaj llogaritje, kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara dhe janë të parapaguara me kompanitë serbe arrin vlerën rreth 30 milionë euro. Këto para janë investuar në lëndë të parë dhe produkte të gatshme që janë në pritje të hyrjes në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, sipas tij, bizneset e Kosovës kanë borxhe mbi 40 milionë euro në Serbi, të cilat transaksionet bankare ende nuk janë të ndaluara.

“Sipas një hulumtim që Aleanca ka bërë në shtatë ditët e para kanë qenë rreth 30 milionë euro të parapaguara në Serbi, pra të produkteve të ndryshme të bizneseve të Kosovës, qoftë lëndë e parë, apo të gatshme. Por njëkohësisht gjëja që është vërtetuar këto ditëve të fundit po ashtu edhe kosovarët kanë borxhe në Serbi, për të cilat transaksionet bankare nuk janë të ndaluara. Pra kanë borxhe mbi 40 milionë euro, dhe kjo është një vlerë tejet e lartë”, ka thënë Shahini.

Kryetari i AKB-së ka theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike për të tejkaluar këtë problem.

Ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës për të lejuar hyrjen e mallrave të ngarkuara në Serbi ose kthimin e tyre prapa, për të shmangur dëmet që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta në kufi.

Ndryshe nga Shahini, Zeka, ka theksuar se veprimet politike nuk duhet të kenë ndikim negativ në aktivitetin ekonomik dhe sipas tij, barrierat e krijuara që kufizojnë aktivitetin ekonomik bien ndesh me frymën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të promovuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe vendet e rajonit.

Sipas Zekës, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në eliminimin e dallimeve që pengojnë bashkëpunimin dhe të promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Ai ka vlerësuar se ky është një kusht paraprak për procesin e integrimit në BE.

Gjithashtu, Shahini ka shprehur besimin se dialogu në Bruksel midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë, do të çojë në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe në normalizimin e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me afatin e vendimit për ndalimin e hyrjes së mallrave me origjinë serbe në Kosovë. Megjithatë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës e kishte vlerësuar vendimin e ndaljes së kamionëve si një masë të nevojshme për garantimin e sigurisë së territorit të vendit.

Ky vendim i Qeverisë ishte marrë një ditë pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. /Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë