
Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës ka reaguar nëpërmjet në komunikate në lidhje me përdorimin e vazhdueshëm të IP adresave serbe nga provajderët e internetit në Kosovë, shkruan Veriu.info
Kjo situatë sipas tyre i ka sjellë humbje milionëshe Kosovës, dhe po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve
Elektronike dhe Postare (ARKEP) të marrin masa të menjëhershme për të vendosur rregulla të, qarta lidhur me përdorimin e IP adresave nga provajderët e internetit kabllorë në Kosovë.
Mos rregullimi i IP adresave në gjihen shqipe ka bërë që reklamat të shfaqen në gjuhën serbe, dhe bizneset vendore, veçanërisht mediat online, janë të dëmtuara.
Komunikata e plotë:
Në cilësinë tonë si Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Kosovë, përfaqësuese e bizneseve të
Kosovës, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me praktikën e vazhdueshme
të përdorimit të IP adresave serbe nga provajderët e internetit në Kosovë. Ky veprim ka shkaktuar
pasoja negative të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset vendore, duke sjellë dëme ekonomike të
vlerësuar në miliona euro.
Rezultati i mosrregullimit të IP adresave në faqet e internetit në gjuhën shqipe në Kosovë është që
reklamat e shfaqura janë në gjuhën serbe, ndërsa nuk ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe.
Kjo situatë jo vetëm që është e papëlqyeshme, por gjithashtu ndikon në zvogëlimin e të ardhurave
të bizneseve, duke u krijuar mundësi për shtete të tjera për të ofruar reklama dhe oferta në internet.
Kjo situatë ka pasoja serioze për bizneset në Kosovë, duke përfshirë edhe ato që merren me
marketingun online. Për shembull, një blogger kosovar që reklamon në gjuhën shqipe nuk përfiton
asgjë nga reklamat serbe që shfaqen në faqen e tij. Kjo situatë e papranueshme shkakton dëme
potenciale në të ardhurat dhe vlerën e punës së tyre.
Bizneset vendore, veçanërisht mediat online, janë të dëmtuara në vlerë miliona euro për shkak të
problematikave të vazhdueshme me IP adresat. Për këtë arsye, kemi bërë thirrje që të ndryshohet
përdorimi i IP adresave serbe nga provajderët e internetit në Kosovë dhe të përdoren IP adresa të
Shqipërisë për të lejuar bizneset tona të përfitojnë nga reklamat dhe ofertat
Në këtë kontekst, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve
Elektronike dhe Postare (ARKEP) të marrin masa të menjëhershme për të vendosur rregulla të
qarta lidhur me përdorimin e IP adresave nga provajderët e internetit kabllorë në Kosovë.
Kërkojmë që IP adresat e përdorura të jenë nga Shqipëria deri në momentin e marrjes së IP
adresave zyrtare të Kosovës.
Po ashtu, kërkojmë nga provajderët e internetit në Kosovë që të ndalojnë përdorimin e IP adresave
serbe, pasi kjo veprimtari po shkakton dëme serioze për bizneset që reklamojnë online në gjuhën
shqipe, si dhe për kompanitë e tjera të tregtisë elektronike.
Ne shpresojmë që kërkesat tona të merren parasysh dhe se veprimet e menjëhershme do të
ndërmerren për zgjidhjen e kësaj çështje të rëndësishme.











