
Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ia ka ndalur punën kompanisë e cila ishte duke asfaltuar rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, shkruan Veriu.info.
Idrizi ka njoftuar se ia ka ndërprerë punën si shkak i jo cilësisë, mungesa e trashësisë së zhavorit, të cilën kryetari e ka quajtur punë shkel e shko.
Postimi i plotë:
NUK LEJOJ PUNË SHKEL E SHKO! ✋🛑
Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa. Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje.
Stop punës shkel e shko!












