Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për ndalim përfundimtar të pronës në Veternik (Dokument)

26/06/2023 - 19:04
në Kryesore, Lajme
A A
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me datë 24 Maj 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm përmes Prokurores së Shtetit Nebahate Salihu kishte lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm ndaj pronës në sipërfaqe prej 2.88.29 ha në Veternik, Prishtinë, me të cilin kishte ndaluar investitorin dhe çdo palë tjetër pranuese të këtij urdhër ndërmarrjen e çfarëdo veprimi lidhur me pronën në fjalë.

Më tutje, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Prokurorja Nebahate Salihu me datë 26 Maj 2023 ka paraqitur kërkesën për ndalim përfundimtar të pasurisë, me arsyetimin se e njejta duhet të ndalohet/sekuestrohet nën pretendimin se sipas dokumentit “Resenje” nr. 461/61 i datës 7.VIII.1961, i cili dyshohet se është i falsifikuar, konkretisht nënshkrimi i dhënë në atë dokument nuk është i Milorad Filipoviq, përmes të cilit dokument tashmë e ndjera Z.H, nëna e Ylber Hysenit, kishte fituar të drejtën e kësaj prone.

Duke vlerësuar kërkesën e Prokurorisë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm në çështjen penale PN.nr. 251/22, sipas Aktvendimit të datës 19 Qershor 2023, ka vendosur për refuzimin e kërkesës për ndalimin përfundimtar të pronës prej 2.88.29 ha në Veternik, Prishtinë dhe atë me arsyetimin se “kërkesa e prokurorit të shtetit nuk është përpiluar në harmoni me nenin 261, par.1, nënpar 1.4 dhe 1.5 të KPP-së”, në të cilën nuk janë treguar fare detajet dhe në mënyrë të saktë se në emër të kujt janë të evidentuara këto prona, kush është pronar apo kush ka interes juridik në këto pasuri/paluajtshmëri.

Në këtë vendim të Gjykatës, theksohet se “për më tepër, kërkesa e prokurorit të shtetit nuk është përpiluar konform nenit 261, par. 1, nënpar 1.5 të KPPK-së, pasi që prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar duke mos i propozuar gjykatës asnjërën prej masave të përkohshme me qëllim të sigurimit të pasurisë për të cilën është kërkuar ky lëshim i urdhrit nga gjykata”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Gjiashtu, Gjykata ka theksuar se Prokurori i Shtetit Nebahate Salihu nuk e ka përmbushur as detyrimin ligjor nga neni 261, par. 2 të KPP-së, për faktin se Gjykata me datë 29.05.2023, kërkesën e Prokurorit të Shtetit për urdhër ndalues përfundimtar e kishte kthyer në plotësim duke kërkuar që këtë kërkesë t’ua dërgojë palëve dhe personave të tretë që kanë interes juridik në pasurinë e specifikuar, ndërsa përkundër kësaj kërkese për plotësim, Prokurori i Shtetit kishte dështuar të ndërmarrë veprimin për plotësimin e këtij kushti ligjor që nënkupton se kërkesa për urdhër përfundimtar nuk iu është dërguar të gjithë personave të tretë me interes juridik në pasurinë e specifikuar.

Prokurorja e Shtetit Nebahate Salihu me datë 01 Qershor 2023 ka njoftuar Gjykatën në formë të shkruar duke theksuar se: “me anë të kësaj parashtrese duke ju referuar kërkesës tuaj për plotësim dhe korrigjimin e kërkesës për urdhër përfundimtar, të bashkëngjitur në këtë parashtresë ju dërgojmë fotokopjen e regjistrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, me qëllim të prezantimit të dëshmisë se këto kërkesa janë dërguar te palët me datë 26.05.2023”, mirëpo Gjykata pas vlerësimit të këtij pretendimi ka konstatuar se kërkesa për urdhër përfundimtar i është dërguar vetëm “Gjykatës” dhe palëve me përshkrimin “kërkesë për urdhër – zarf avokati, kërkesë palës”, duke mos specifikuar fare se cilave palë i është dorëzuar kjo kërkesë. Poashtu, Gjykata ka vlerësuar se Prokurori i Shtetit Nebahate Salihu nuk ka bërë as përpjekjet e arsyeshme për dorëzimin e kësaj kërkese tek të gjitha palëve në procedurë, duke vepruar kështu në kundërshtim me detyrimet ligjore nga neni 261, par. 2 të KPP-së, theksohet në vendim të gjykatës.

Sipas këtij vendimi, Gjykata nuk ka nxjerrë urdhërin ndalues përfundimtar, respektivisht ka vendosur për refuzimin e kërkesës së Prokurorit të Shtetit për ndalim përfundimtar të pasurisë në bazë të nenit 264, par. 2 të KPP-së, duke e liruar pasurinë e specifikuar nga urdhëri ndalues i përkohshëm dhe kthimin e saj tek pronarët e ligjshëm, me arsyetimin se të njejtit në cilësinë e palëve me interes kanë argumentuar plotësimin e kushteve ligjore nga neni 263, par. 1 të KPP-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë