Raportohet se dje gjatë orës 18:00 në parkingun e një restoranti në fshatin Zllatar në Prishtinë, dy persona babë dhe bir kanë sulmuar një person me mjete të forta, shkruan Veriu.info.
Siç raporton policia në raportin e saj 24 orësh njëri prej të dyshuarve ka përdorur armë zjarri duke gjuajtur në tokë afër këmbëve dhe si pasojë ishte vetëplagosur në këmbë, duke marrë të dy tretman mjekësor.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Veriu.info
“Fshati Zllatar, Prishtinë 26.06.2023 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e djalë, të cilët në parkingun e një restoranti e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Sipas viktimës njëri prej të dyshuarve me armë zjarri kishte gjuajtur në tokë afër këmbëve dhe si pasojë ishte vetëplagosur në këmbë. Viktima dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa në veturën e të dyshuarit te QKUK-ja kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.













