Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE sot fillon t’i shqyrtojë masat kundër Kosovës dhe Serbisë

27/06/2023 - 13:19
në Lajme
A A
BE sot fillon t’i shqyrtojë masat kundër Kosovës dhe Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian sot do të nisë t’i shqyrtojë masat e mundshme në rast se nuk përfillen kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës në veri. Shtetet anëtare tani duan zgjedhje të reja, dhe nëse ato shpallen dhe mbahen me pjesëmarrjen pa kushte të serbëve, kryediplomati evropian, Josep Borrell tha se “nuk do të kemi nevojë të marrim masa”.

Komisioni për Politikë dhe Siguri do të shqyrtojë nga sot, se çfarë veprime mund të merren në rast se Kosova dhe Serbia nuk i pranojnë kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell njoftoi për këtë të hënën, pas një diskutimi të gjatë me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të bllokut evropian.

“Nga nesër, Komisioni për Politikë dhe Siguri do të fillojë të shqyrtojë se çfarë veprimesh mund të ndërmerren në rast se, në fund, nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve të reja”, tha Borrell të hënën.

Borrell shtoi se masat do të jenë “politike dhe ekonomike”.

Borrell tha se me ministrat u pajtuan që në veri duhet të mbahen zgjedhjet e reja, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve.

“Shtetet anëtare, dua ta theksoj, shtetet anëtare nënvizojnë shqetësimet e forta për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës”, tha Borrell. Siç theksoi kryediplomati evropian, “shtetet anëtare mbeten të gatshme të marrin masa nëse nuk shihet përparim”.

Ai tha se s’do të ketë nevojë të merren masa, në rast se arrihet të shpallen zgjedhjet e reja në veri.

“Fatkeqësisht, nuk mund t’ju përgjigjem sepse kjo është puna që – siç thashë më parë – duhet të bëjë Komisioni për Politikë dhe Sigurisë. Komisioni do ta fillojë punën për këtë temë”, tha Borrell kur iu kërkua të ishte më i saktë se për çfarë masash bëhet fjalë dhe nëse masat do të jenë si për Kosovën, si për Serbinë.

“Është e qartë se masat do të jenë, siç thashë, politike dhe financiare, por duhet të jenë proporcionale dhe të kthyeshme. Dhe kjo varet [nga çfarë] vendosin shtetet anëtare. [Janë] Shtetet anëtare që do t’i [marrin ato] në varësi të ngjarjeve. Nëse arrijmë t’i shpallim zgjedhjet dhe bëhen këto zgjedhje dhe popullata merr pjesë dhe ne mund t’i legjitimojmë kryetarët e komunave, nuk do të kemi nevojë të marrim masa”, tha Borrell.

Zgjedhje të reja në veri duke u tërhequr nga të gjitha veprimet e fundit, është kërkesa e BE-së për Kurtin, të cilën e mbështet edhe SHBA-ja.

Ndonëse pajtohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Kurti nuk pajtohet me kërkesat tjera të ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës.

Kurti ua ka paraqitur atyre kërkesat e veta, të cilat ia ka dërguar edhe kreydiplomatit evropian, Josep Borrell, nga i cili mori përgjigje negative.

BE-ja dhe SHBA-ja e shohin përgjegjës Kurtin për tensionimin e situatës në katër komunat veriore, pasi kryetarët e rinj shqiptarë atje u futën në objektet komunale me ndihmë të Policisë. Për këtë çështje u tha se Kryeministri s’i ka dëgjuar këshillat e Washingtonit dhe për pasojë, FSK-ja para tri javësh u përjashtua nga ushtrimi i madh ndërkombëtar i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, “Defender Europe ’23”. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier kishte thënë se kjo ishte “pasoja e parë”, katër ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte paralajmëruar se veprimet e Qeverisë në veri “do të rezultojnë me pasoja në marrëdhëniet bilaterale me Kosovën”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë