Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e sulmit të mbrëmshëm në veri që ndodhi me granatë.
Sveçla ka shkruar se si pasojë e sulmit, janë dëmtuar edhe vetura zyrtare.
Postimi:
Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë. Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës.
Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e rradhës e synimeve të saj destruktive.
Serbisë t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon. Këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar.













