
Festa e Bajramit për besimtarët e fesë islame është festa më e rëndësishme e karakterit fetar, por qytetarëve të Istogut therrja e kafshëve kryesisht e “kurbanëve” ia ka shëndrruar qytetin në deponi mbetjeve kafshësh, shkruan Veriu.info
Në këto foto të dërguara nga një lexues i Veriu.info, shihet se si persona të pandërgjegjshëm po i hudhin mbetjet e kafshëve të prera në kontejnerë të dedikuar për mbeturina të ekonomive familjare.
Ata thonë se hudhja e këtyre mbetjeve shtazore po shkakton kundërmim të madh në shtëpitë e tyre, si dhe për pasojë qentë endacak po mbledhen afër mbetjeve shtazore, gjë që po paraqet rrezik për fëmijët e tyre.













