Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Në vend se me bë Bajram, ata nuk janë”, fjalët prekëse të kryefamiljarit që humbi tragjikisht nusen e nipin

28/06/2023 - 22:23
në Lajme
A A
“Në vend se me bë Bajram, ata nuk janë”, fjalët prekëse të kryefamiljarit që humbi tragjikisht nusen e nipin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Në vend se me ba Bajram me familje, ata nuk janë”, thotë duke iu dridhur buza e me sy të përlotur, Milaim Ademaj, të cilit kjo festë veç ia shton mërzinë për dy anëtarët e familjes që i humbi tragjikisht gjashtë ditë më parë.

Për 26 vjeçaren Mirsadën dhe të birin e saj 5-vjeçar, Dionin, që vdiqën nga vërshimet, e kanë vazhduar të pamen edhe këtë të mërkurë.

“Na e kemi pasë tri ditë të pamen, por sot është ditë Bajrami, nuk mundemi me e mbyllë, kush vjen, faleminderit prej tyre. Dhimbje të madhe kemi, Bajram nuk kemi familja jonë”, tregon kryefamiljari Milaimi.Atmosferë feste s’ka askund në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë.

Dëmet e rrebeshit të shiut, vërehen në rrugë e në oborre.

Për këtë, familja tjetër Krasniqi s’po e shijon fare këtë Kurban Bajram.“Për momentin s’kemi as ku me i pritë mysafirët, po s’besoj as që mundemi me shku diku, se kemi punë me i rregullu sendet e pajisjet që na u kanë dëmtu”, shprehet djali Valiri, teksa e tregon sallonin e shtëpisë të zbrazur nga orenditë.

Në vend të rrobave të reja e pritjes së mysafirëve, Muhamet Ahma iu ka përveshur punës së detyrueshme.“Për Bajram, mirë se vjen kush dëshiron, e presim, mirëpo nuk e di a kanë me mujtë ku me hi”, tregon me keqardhje ish-referi i basketbollit, të cilit i janë përlyer duart duke e pastruar oborrin nga mbetjet e fatkeqësisë së të shtunës.

Planet s’i dolën as Rifat Hajrizit që ende s’ka ardhur në vete nga vërshimet që ia morën dyqanin.“Kemi qenë edhe të përgatitur, të furnizuar pak më shumë për Bajram. Tash po pres, po ruaj këtu, po shoh çka mund të rregullojmë”, tregon pronari i marketit me plot mallra të qullura përtokë.

Këtë situatë, pejanët thonë se nuk do ta harrojnë kurrë, por edhe luten që të mos u ndodh më asnjëherë.

“Ishalla kësi Bajrami nuk presim më”, është lutja e Ahmait në këtë ditë të shenjtë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë