Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari – Lila: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të papranueshme

29/06/2023 - 19:12
në Lajme
A A
Kusari-Lila: Tek në dhjetor kuptova peshën e krizës energjetike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur të pakuptimtë, dhe të papranueshëm prezantimin e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e konsideruar si mungesë serioze të konsideratës ndaj qëndrimit të kahershëm që vetë BE-ja e ka pasur ndaj shtetndërtimit të Kosovës.

“Për ne në fat është tërësisht e pakuptimtë që në këtë formë dhe mënyrë të prezantohen masat ndaj Kosovës për një çështje në të cilën Kosova nuk ka kontribuuar në kuptimin e përkeqësimit të situatës përveç se i ka ndërmarrë të gjitha hapat në të cilat secili shtet sovran edhe i BE-së edhe kudo në botë, do t’i ndërmerrte në raport me shtrirjen e sovranitetit, zbatimit të rendit dhe ligjit, e natyrisht respektimit të ligjeve dhe rezultateve zgjedhore”, ka thënë Kusari-Lila për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e nivelit të demokracisë dhe përfaqësimit në komunat e veriut tashmë Kosova ka deklaruar qëndrimin e presidentes, kryeministrit dhe të gjithë akterëve të tjerë që jemi të gatshëm për zgjedhjet e reja në veri, ku do të kishim kryetarë me legjitimitet më të madh se atë që e kanë kryetrët aktualë të zgjedhur, por që deri në atë pikë duhet të vijë me proces zgjedhor ligjor e proces i cili është i paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Kusari-Lila shtoi që ka pasur aksione dhe veprime që e kanë treguar destruktivitetin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe se nuk ka se si të barazohen palët në këtë aspekt.

“Nuk mund të ketë një barazim në mes të palëve. Me mënyrën dhe trajtimin të cilin po e bën Bashkimi Evropian, po e tregon një mungesë serioze të konsideratës ndaj krejt asaj për çfarë ka qëndruar një numër i madh apo shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ndaj dhe krah Kosovës për vlerat tona, për shpalljen e pavarësisë, për ruajtjen dhe ndërtimin e shtetit të pavarur”.

“Natyrisht sfida e mbetur që ka qenë integrimi i veriut, ajo sfidë e cila po duket se në sytë e Bashkimit Evropian kërkon apo mëton në një zgjidhje tjetër dhe jo në këtë që po e zbaton qeveria e Republikës së Kosovës dhe për të tillë marrja e masave dhe barazimi i të dy vendeve, njëra e cila është destruktive dhe që prezanton probleme dhe veprime të kundërligjshme vazhdimisht ndaj Kosovës dhe Kosova, për sovranitetin e së cilës dhe për shtrirje të sovranitetit po punohet me shumë mund e me shumë rrezikueshmëri nga të gjithë ata që sot janë në terren. Është shumë problematike të mendohet që vazhdimisht presioni të bëhet aty ku mendohet që rezistenca është më e vogël, dhe tashmë kur kjo po i bëhet Kosovës vijmë me një pikë tjetër: se çfarë duhet të bëjë Serbia për t’u ballafaquar me një presion të tillë?” ka vijuar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë