Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Janjiq për shpalljen e organizatave terroriste: Pres reagim të ashpër nga Perëndimi

30/06/2023 - 10:05
në Lajme
A A
Janjiq për shpalljen e organizatave terroriste: Pres reagim të ashpër nga Perëndimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka vendosur që “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” t’i shpallë organizata terroriste. Analisti politik serb, Dushan Janjiq, beson se ky është një vendim politik, “përgjigja më e keqe e mundshme”, e cila mund të çojë në një dekret që do të vendoste një “gjendje speciale policore” dhe të provokojë demonstrata të reja dhe arrestime të serbëve.Ai beson se incidentet e fundit në veri “vështirë se mund të vihen nën aktin e terrorizmit”, por edhe se EULEX-i dhe KFOR-i nuk e kanë përkrahur miratimin e një vendimi të tillë nga qeveria e Kosovës dhe pret një “përgjigje të ashpër”.

Analisti politik, Dushan Janjiq, thotë se nuk është i befasuar nga vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.Megjithatë, ai pretendon se ky është një vendim politik dhe se do të shohim nëse është e mundur që vendimet politike të kthehen në ligj.
Ai ka thënë se “kjo është një barrë e madhe për Kuvendin e Kosovës dhe publikun e Kosovës”, transmeton Paparaci.“Nëse ka dashur të bëjë vetëvrasje politike, nuk duhej të përfshinte parlamentin”, pretendon Janjiq.

Ai thekson se Kurti nuk mund të ndryshojë ligjin pa Kuvendin.Që një gjë e tillë të ndodhë, nuk mjafton të shpallen dy organizata terroriste.

“Ka norma të tjera në lidhje me luftën kundër terrorizmit – për shembull, vepra penale e terrorizmit, por këtu kemi të bëjmë me dy organizata të veçanta që qeveria i shpall terroriste vetëm me dekret duke iu referuar këtij ligji”, shpjegon Janjiq.Ai thotë se do ta kuptonte nëse Qeveria e Kosovës do të thoshte se “dy grupe kanë qenë aktive për një kohë dhe kanë bërë ndonjë punë parapolicore”.

“Ky do të ishte një kualifikim i vërtetë. Por problemi është se me ligjet e Kosovës nuk është përcaktuar – ekzistimi i parapolicisë, dhe e dyta – që qeveria i ka toleruar ata, nëse kanë vepruar, dhe ne e dimë se ato kanë ekzistuar edhe më parë. Dhe ata ishin më të pranishëm publikisht që nga viti 2022, pikërisht nga momenti kur kjo qeveri filloi politikën e famshme të reciprocitetit”, ka thënë Janjiq.“SHBA qysh në vitin 2022 ka paralajmëruar se do të zgjidhet problemi i strukturave parapolicore. Atëbotë askush nuk i ka përmendur terroristët, madje as kur janë përmendur pjesëtarët e Wagnerit dhe ata të cilët janë trajnuar nga Wagneri”, ka thënë Janjiq.

Ai pretendon se qeveria e Kosovës me një dekret të tillë sigurisht që nuk mund të marrë verifikimin, por edhe bashkëpunimin e autoriteteve ndërkombëtare në ndjekjen e terrorizmit.“Unë mendoj se Kosova ka disa lidhje me EULEX-in dhe me NATO-n – KFOR-in. Absolutisht nuk besoj se këto institucione, ndoshta kanë qenë të informuara, por që e kanë përkrahur – nuk ma merr mendja”, ka thënë Janjiq.

Ai pretendon se nuk sheh asnjë argument që mund të arsyetojë një vendim të tillë.“Le të presim, jam i sigurt se përgjigja do të jetë e ashpër. Sa i përket besueshmërisë së NATO-s, KFOR-it dhe EULEX-it, kjo është një goditje e drejtpërdrejtë në ta. Sepse mesazhi këtu është se ata kanë lejuar ekzistencën e organizatave terroriste që nga viti 2017”, ka pretenduar Janjiq.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë