Raportimet e fundit thonë se ushtria ukrainase përmes dronit ‘Bayraktar’ ka arritur që t’i shkatërroj 96 tanke të armikut, 8 kamionë me karburant, si dhe mjete të tjera ushtarake, pranë qytetit Lebedynit në regjionin Sumy.
96 tanke të armikut, 8 kamionë me karburant dhe artileri ushtarake pranë Lebedynit u dogjën deri në tokë nga artileria dhe goditjet e sakta të dronit Bayraktar, ka deklaruar Ushtria e Ukrainës përderisa ka bashkangjitur edhe një video.
‘Bayraktar TB2 neutralizoi kolonën ushtarake me karburant”, thuhet videon e fundit të publikuar nga ushtria ukrainase.
Gjithashtu një pikë e karburantit rusë është shkatërruar.













