Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush e solli ekspertin gjerman në TC “Kosova B”? KEK-u: Nuk është hera e parë që i kontraktojmë

28/12/2021 - 19:12
në Kryesore, Lajme
A A
Kush e solli ekspertin gjerman në TC “Kosova B”? KEK-u: Nuk është hera e parë që i kontraktojmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova po përballet me krizë energjetike, ndërkohë që një ekspert gjerman ka ardhur në Termocentralin “Kosova B”, ku po bëhet riparimi i turbinës së bllokut “B2”, i cili prej ditësh është jashtë funksionit. Kjo nuk është hera e parë që kompania “General Electric” kontraktohet nga Korporata Energjetike e Kosovës për ta sjellë një ekspert gjatë intervenimeve për sanimin e problemeve që zakonisht shfaqen në turbina, thotë zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Nga korporata shtetërore që merret me prodhimin e rrymës në vend thonë se punën për rifunksionalizimin e Termocentralit “Kosova B” e bëjnë kryesisht ekspertët vendorë të KEK-ut. Bucolli i tha Gazetës Express se tubinat e KEK-ut janë prodhim i kompanisë “General Electric” dhe se nuk mund të intervenohet në to pa mbikëqyrjen e një përfaqësuesi të saj.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës theksohet se KEK-u nuk ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale ta përballojë këtë avari me forcat e veta, prandaj ka qenë i domosdoshëm angazhimi i ekspertëve të “GE” nga Gjermania.

“Është përfaqësues i “General Electric” dhe punon bashkë me ekspertët tanë. Krejt puna bëhet prej ekspertëve të KEK-ut. Ai është monitorues, për shkak se turbinat janë prodhim i “General Electric”. Nuk mundet kurrkush me punu në to pa lejen e tyre, sepse ata e kanë autorësinë. Kjo bëhet gjithkund në botë”, tha zëdhënësi i KEK-ut.

Bucolli theksoi se KEK-u ka marrëveshje me kompaninë, jo me ekspertin, ndërsa shtoi se përfaqësues të kësaj kompanive kanë qenë edhe viteve të kaluara në termocentralet e KEK-ut, sa herë që është paraqitur ndonjë probelm.

“Nuk është hera e parë që bëhet kjo. Është hera e parë që u bë bujë, se sa herë që kemi remonte, gjithmonë kontraktohet kompania ‘General Electric’”, tha ai.

Në raste të njëjta, Bucolli tha se nëshkruhen edhe kontrata të njëjta, dhe me kompaninë që i ka prodhuar turbinat.

“Ka pasur raste të njëjta në vitin 2018-2019, 2011 e 12.. ka pasë shumë herë”, thotë ai, duke theksuar se varësisht prej problemit, kjo kompani e dërgon një përfaqësues.

Si në rastet tjera, Bucolli tha se edhe këtë herë është KEK-u që ka kontaktuar me kompaninë që e solli ekspertin, dhe jo Qeveria e Kosovës.

“Pas identifikimit të problemit, ka filluar komunikimi me përfaqësuesit e kompanisë “General Electric” për ta ndarë me ta problemin që është paraqitë në këtë turbinë. Duke u bazuar në rezultatin e inspektimit vizual, është pa e arsyeshme dhe e domosdoshme përfshierja e kompanisë prodhuese, “General Electric” dhe ekspertëve të saj, e cila ka rezultuar me një marrëveshje mes “GE” dhe KEK-ut. S’ka kurrgjë Qeveria këtu”, tha ai.

Paralajmërimin për ardhjen e ekspertit gjerman e bëri më 16 dhjetor kryeministri Albin Kurti nga Termocentrali “Kosova B”, ku shkoi për vizitë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin.

“E kemi lajmin e mirë se njëri bllok i Kosova B është kthyer në punë por tjetri bllok akoma jo dhe duhet një hulumtim për shkakun e defektit që të riparohet. Kemi nevojë për një ekspert që do të vijë nga Alstomi gjerman që do ta bëjë këtë hulumtim dhe ta sanojmë edhe defektin në bllokun tjetër të Kosova B dhe të operojmë me kapacitetin e plotë”, ka deklaruar Kurti.

Nga dega e kompanisë “General Electric” në Kosovë nuk kanë dashur të flasin për ekspertin dhe kontratën e fituar nga KEK-u. Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha se identitetin e ekspertit nuk e di as ai vetë.

248,650 mijë euro është vlera e kontratës që KEK-u e ka nënshkruar me “General Electric” për angazhimin e ekspertëve për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara në turbinën e shtypjes së ulët në Njësinë B2 të Termocentralit “Kosova B”.

Marrëveshja është financuar me mjete vetanake të KEK-ut ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar të jetë 21 ditë.

Sipas kontratës, KEK-u detyrohet t’ia paguajë kompanisë “GE” 11,840 euro në ditë.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada amerikane: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe SHBA-së ofron stabilitet
Lajme

Ambasada amerikane: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe SHBA-së ofron stabilitet

17/06/2025 - 22:57
Vuçiq provon t’i ngazëllejë serbët, thotë se gjërat po “ndryshojnë nëpër botë dhe se Serbia do të fitojë ndaj Kosovës”
Lajme

Vuçiq provon t’i ngazëllejë serbët, thotë se gjërat po “ndryshojnë nëpër botë dhe se Serbia do të fitojë ndaj Kosovës”

17/06/2025 - 22:21
Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën –  nuk ka qare – kur
Lajme

Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën – nuk ka qare – kur

17/06/2025 - 22:17
Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar
Lajme

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

17/06/2025 - 22:12
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
Lajme

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

17/06/2025 - 21:56
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Lajme

Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë

17/06/2025 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    261 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë