Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vitin e kaluar qeveria pagoi afër 400 mijë euro organizatën terroriste “Mbrojtja Civile”

01/07/2023 - 10:17
në Lajme
A A
Vitin e kaluar qeveria pagoi afër 400 mijë euro organizatën terroriste “Mbrojtja Civile”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërsa me 29 qershor, Qeveria e Kosovës e shpalli strukturën ilegale “Mbrojtja civile” organizate terroriste.

Por, në vitin 2022, së paku katër ministri të Qeverisë së Kosovës kanë derdhur mijëra euro në xhepat e pjesëtarëve të kësaj organizate e cila po akuzohet për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës, por edhe për planifikim të sulmeve terroriste ndaj institucioneve të Kosovës

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë të ditur se nga janari deri në gusht të 2022, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka paguar mbi 70 mijë euro në emër të pagave për 20 pjesëtarë të strukturës ilegale “Mbrojtja civile”, shkruan Paparaci.com.

Në gusht të vitit 2022, MKRS kishte marrë vendim për pezullimin e pagave të këtyre punonjësve deri në gjetjen e një alternative.
“Ministria kishte vazhduar të paguajë zyrtarët bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 06/39 të dt. 22.07.2015, për 20 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile” përderisa nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë. Ministra kishte marrë vendim me datë 19.08.2022 për të pezulluar pagat e këtyre punonjësve deri në gjetjen e një alternative. Vlera e pagesave të realizuara për këta punonjës deri në marrjen e vendimit ishte 76,791€.”, thuhet në raportin e ZKA-së për vitin 2022.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në anën tjetër kishte paguar gati dyfishin e MKRS-së për pjesëtarët e “Mbrojtja Civile”, tashmë e shpallur organizatë terroriste.

Shpenzimet për vitin 2023 nga MINT për këta zyrtarë të cilët as nuk kanë shkuar në punë kanë qenë hiç më pak se 127,298 euro.

“Me vendimin nr. 06/39 te datës 22.07.2015, Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduar të Marrëveshjes se Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për integrimin e personelit nga ish e ashtuquajtura “Mbrojta Civile”. Përmes këtij vendimi, MTI kishte angazhuar 25 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës. Këta punonjës nuk kishin punuar asnjëherë për MTI që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemërimet a tyre. Rrjedhimisht, sipas konfirmimeve nga zyrtarët relevant, për të njejtit nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë. Shpenzimi për vitin 2022 për pagat e të punësuarve për këtë kategori ishte 127,298€”, thotë raporti i ZKA-së.
Para për pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” kishte paguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas konfirmimeve të evidentuara në raportin e ZKA-së, për këta pjesëtarë të cilët s’kishin dalë kurrë në vendin e punës ishin shpenzuar hiç më pak se 101,474 mijë euro.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, ish MAP, ishte e obliguar t’i sistemoj 20 punonjës të komunitetit serb, pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2022 ishte 101,474€.”, thotë raporti i ZKA-së.
Në raportin e ZKA-së gjithashtu thuhet se pavarësisht se kjo dukuri vazhdon të raportohet ndër vite, ministria ende s’ia ka dalë të ndërmarrë masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte paguar 68,227 euro për 32 pjesëtarë të strukturës ilegale “Mbrojtja Civile”, madje për zyrtarë të cilët nuk kanë as hapësira të përcaktuara të punës dhe së paku për 6 mujorin e parë të vitit 2022 s’kishin zhvilluar asnjë aktivitet në ministri.

“Në MASHTI, përmes akt-emërimeve janë punësuar 32 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’ të cilët marrin paga të rregullta mujore. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë pasur hapësira të përcaktuara të punës për periudhën janar-qershor 2022 dhe nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet në Ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për periudhën janar-qershor 2022 ishte 68,227€. Në raportet e auditimit të viteve paraprake kjo çështje ishte trajtuar në vazhdimësi duke dhënë rekomandime për adresimin e kësaj çështje. Në vitin 2022 MASHTI ka ndërmarrë veprimet e kërkuara dhe çështja është adresuar.”, thotë raporti.

Vlen të theksohet se këto katër ministri të qeverisë Kurti së bashku në vitin 2022 kanë shpenzuar hiç më pak se 373,790 euro në pagesa të pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile”, tashmë organizatë terroriste në Kosovë.

Në bazë të marrëveshjes së Brukseli në 2015, pjesëtarë të komunitetit serb të strukturës ilegale “Mbrojtja Civile” ishin akomoduar në departament të ndryshme të MKRS-së me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë