Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se Komuna që ai udhëheq do të punojë edhe të shtunave.
Krejt kjo po bëhet vetëm për mërgimtarët, të cilëve ai u ka hapur edhe disa sportele që ju dedikohen vetëm diasporës, shkruan Jepi zë.
Përmes një postimi, Idrizi ka treguar se sportelet do të jenë të hapur deri 31 gusht ndërsa orari i punës është nga ora 10:00 deri 14:00.
Postimi i plotë:
MIRËSEVINI BASHKATDHETARË
Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ka njoftuar se nga sot e deri me 31 gusht Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për bashkëatdhetar edhe ditën e shtunë.
Enkas për këtë kanë hapur sportele që do të ofrojnë shërbime vetëm për diasporën të shtunave nga ora 10:00 e deri në orën 14:00.
Për këtë do të jënë shtatë zyrtarë në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me qytetarë.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











