Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet në veri – S’ka ligj për referendum, kryetarët mund të shkarkohen vetëm me peticion

02/07/2023 - 11:18
në Lajme
A A
Zgjedhjet në veri – S’ka ligj për referendum, kryetarët mund të shkarkohen vetëm me peticion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohës të proceseve politike në vend po vlerësojnë se Ligji për vetëqeverisje lokale parasheh mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në këtë rast në komunat veriore.

Sipas tyre, ligji e parasheh mundësinë që të paktën 20 për qind e votuesve përmes një organizimi të një peticioni mund të kërkojnë largimin e kryetarëve të këtyre komunave. Ata kanë thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund të krijojë rregullore për referendumin klasik, pasi për të njëjtin nuk ka një ligj i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Por ata thotë se KQZ-ja mund të hartojë rregullore për t’i qartësuar rregullat se si mund të mbahet peticioni duke u bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kushtetuta e parasheh mundësinë e mbajtjes së referendumit, por, sipas tij, Kushtetuta thotë që për të realizuar këtë të drejtë duhet që të ketë një ligj që duhet të kalojë në Kuvend.

“Jo nuk është e paraparë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës mundësi e mbajtjes së referendumit dhe realizimit të drejtës së referendumit të qytetarëve që është forma më demokratike, më e drejtpërdrejtë dhe më masovike e vendimmarrje qytetare. Mirëpo Kushtetuta thotë që për të realizuar këtë të drejtë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet Kuvendi i Republikës të nxjerrë një ligj për referendumin. Kjo nuk ka ndodhur ende dhe pa ligj për referendum nuk mund të ketë rregullore për referendum”, tha ai.

Sipas profesorit, pas kërkesave të BE-së dhe ShBA-së që zgjedhjet në veriun e vendit duhet që të mbahen, ato mund të organizohen në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili parasheh që të paktën 20 për qind e votuesve mund të vendosin për një peticion i cili kërkon dorëheqjen e kryetarëve.

“Ajo që ju po e thoni mund të jetë vendim i Komisionit Qendror Zgjedhor për realizimin e një forme tjetër që parasheh Ligji për Zgjedhjet lokale si mundësi që të bëhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në një komunë apo më shumë komunave”.

“Përveç dorëheqjes që mund të japin ose shkarkimit të kryetarëve të komunave, nëse kjo nuk realizohet ligji e parasheh edhe një mundësi që të paktën 20 për qind e votuesve, në këtë rast të atyre katër komunave atje, nëse e bëjnë një peticion të cilin ia drejtojnë kryetarëve të komunave përkatëse, atëherë ata vendosin për atë peticion dhe duhet të ketë 50 për qind të qytetare që e miratojnë atë kërkesë dhe mund të realizohen zgjedhjet e parakohshme dhe të jashtëzakonshme në ato katër komuna”, tha ai.

Ai tha se kjo metodë kërkon më shumë kohë, por sipas tij, KQZ-ja duhet që të ketë një rregullore e cila e rregullon këtë çështje më detajisht, pasi deri më tani nuk ka pasur rast që të veprojë në bazë të këtij ligji.

“Është një metodë më indirekte që thjeshtë kërkon më shumë kohë dhe për këtë KQZ kërkon që të ketë një rregullore e cila do ta rregullojë këtë çështje meqë nuk ka pasur rast deri me tash me detajisht. Është një lloj deklarimi i qytetarëve përmes peticionit. Ne duhet të kemi një ligj për referendum nuk e kemi, pa e pasur atë ligj për referendum, referendum nuk mund të ketë në Kosovë. Ndërkaq për këto zgjedhje njëra prej modaliteteve të përsëritjes së zgjedhjeve siç i kanë kërkuar në mënyrë ultimative edhe Brukseli edhe Uashingtoni nëse i pranon Qeveria jonë, për ta stabilizuar gjendjen në veri, atëherë duhet që në qoftë se nuk japin dorëheqje kryetarët e këtyre komunave, atëherë mund të aplikohet ky model, një kërkesë peticionale me peticion që i drejtohet kryetarit përkatës të komunës”.

Gzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tha se Ligji për vetëqeverisje lokale e përcakton mbajtjen e zgjedhjeve në dy forma, ku njërën prej tyre e emëron edhe si referendum, por që nuk është referendum klasik.

Sipas tij, për t’u realizuar në praktikë një “referendum” i tillë sipas këtij ligji, kërkohet që KQZ-ja të miratojë edhe një rregullore, në mënyrë që të përcaktojë se si mund të realizohen në praktikë këto dy dispozita.

“Ligji për vetëqeverisje lokale përcakton dy forma nëse mundemi me i quajtur referendum, njërën prej tyre e emërton pikërisht si të tillë. Rasti i parë është për rregulloret e Kuvendit Komunal që mund të kërkohet referendumi për një rregullore të miratuar nga ana e Kuvendit Komunal”.

“Në anën tjetër ligji për vetëqeverisje lokale ka përcaktuar edhe rregullat që kanë të bëjnë me largimin e kryetarëve të komunave që iniciohet prej 20 për qind të votuesve të regjistruara dhe më pastaj për t’u larguar kryetari kërkohet të paktën gjysma e votuesve të regjistruar. Në kuptim të këtyre dy dispozitave për t’u realizuar në praktikë një referendum kërkohet edhe që të miratohet edhe një rregullore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë që të përcaktojë se praktikisht si realizohen këto dy dispozita”, tha ai.

Shala sa i përket referendumit, i cili bazohet në ligje dhe Kushtetutë, tha se KQZ-ja nuk mund që të hartojë rregullore për të. Sipas tij, KQZ është mirë që t’i miratojë një rregullore për mënyrën e zbatimit të dy neneve të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

“Mirëpo nëse flasim pastaj për pjesën tjetër të referendumit për ligje për aspekte të ndryshme Kushtetuese e të tjerë, kjo nuk mund të bëhet nga ana e KQZ-së për faktin se nuk kemi një ligj për referendumin dhe për këtë arsye do të thotë nuk e di saktësisht se çfarë ka menduar KQZ të përfshijë në këtë rregullore”.

“Mirëpo është mirë nëse miratohet një rregullore për mënyrën e zbatimit të këtyre dy neneve të ligjit për vetëqeverisje lokale, mirëpo nuk mund të lëshohet edhe në çështje të tjera që kanë të bëjnë me ligjet me Kushtetutën e të tjetër, për shkak se në Kosovë ende mungon një ligj për referendum. Po e ritheksoi se ligji për vetëqeverisje lokale e njeh edhe referendumin në kuptim të rregulloreve të Kuvendit Komunal, dhe për këtë do të ishte mirë që të nxirren rregullore që do të qartësojë rregullat se si bëhet kjo, mirëpo jo një referendum klasik”, tha ai.

Në mbledhjen e fundit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar njoftimi se Sekretariati i KQZ-së është në procesin e draftimit të rregullores për referendume. Ku me këtë rast pati reagime nga anëtarët e KQZ-së, ata theksuan faktin se një rregullore e tillë nuk mund të hartohet nga KQZ-ja derisa Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Ligjin për Referendume.

Mirëpo kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në atë mbledhje sqaroi se emërtimi “referendum” është i gabuar, por qëllimi është tjetër. Sipas tij, gjatë procesit të harmonizimit të rregulloreve të reja zgjedhore duhet të hartohet edhe një rregullore zgjedhore për përgjegjësitë e KQZ-së që dalin nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale./EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë