Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Albin Kurti do ta ndalë vetën sa i përket veprimeve të tij në Veri.
“Kurti ka me e ndal vetën sepse nëse vërtet vendosën sanksione të rënda, atëherë mund të ketë protesta nëse ka sanksione të rënda. E dyta nëse vazhdohet me politikat e ngurta të Qeverisë edhe deputetët e Kuvendit, edhe ata të Vetëvendosjes do të reflektojnë ose të dorëhiqet nga pozita Kurti apo të shkojë sipas rrjedhës së lumit të kërkuar nga perëndimi”, u shpreh Haliti për FrontOnline.
Ai ka thënë se opozita nuk i ka aktualisht votat për rrëzimin e tij kur u pyet rreth mocionit të AAK-së.
“Opozita gjithmonë duhet me pasë pretendime me shkarku qeverinë, kryeministrin. Problemi aktual me shkarku Kurtin është i paarritshëm. Opozita nuk i ka votatat e duhura me rrëzu Kurtin. Nese krijohet kushtet tjera, është tjeter muhabet”.
Andaj i kërkoi AAK-së të jetë e kujdesshme me nismën.
“Kam biseduar me Haadinajn lidhur me mocionin. Jam i gatshëm t`ia nënshkruaj. Duhet me llogarit se a mund te arrihet sepse nëse e nxjerrim mocionin dhe votohet kundër nuk kemi më të drejtë për një mocion tjetër për 6 muaj”.
Zgjedhjet nacionale, sipas tij, nuk e zgjedhin problemin.
“Me rrëzu tani Kurtin opozita nuk e zgjedh problemin, sipas sondazheve, VV-ja është më mirë se gjitha partitë tjera. Elektorati akoma është në një pozicion që e kemi një kryeministër të fortë. Por, kryeministri është i fortë kur është me miqtë të mëdhenj dhe jo vetëm sic kemi mbet tani. Të gjitha partitë janë të gatshme për zgjedhje”./FrontOnline












