
Para pak ka pasur disa gjuajtje me armë në lagjen Ilirida të Mitrovicës, në rrethana ende të paqarta, raporton Veriu info
Veriu info ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku policia ka dalë në vend të ngjarjes.
Mësohet se të paktën 10 gëzhoja janë gjetur në vend të ngjarjes.
Deri tash nuk dihet se të shtënat a kanë qenë në drejtim të dikujt apo në ajër, pasi që zyrtarët për informim të policisë nuk kanë qenë të qasshëm.














