
Pak para mesnatës mbrëmë ka pasur gjuajtje me armë pranë marketit BAMEX në Mitrovicë, ku dyshohet se gjuajtja ishte në ajër.
Pas kësaj situate, sot BAMEX ka dalë me sqarim publik, duke thënë se ngjarja ka ndodhur me qëllim të dëmtimit të imazhit të tyre shumëvjeçar si firmë.
BAMEX ka shkuar tutje duke sqaruar situatën, ku thotë se nga muaji nëntor 2022 marketi përfaqësohet vetëm nga Mirdi Osmani, Sokol Osmani, Arbnor Osmani dhe Agon Osmani, duke nënkuptuar se ish pronarët janë ndarë mes vete.
Njoftimi:
SQARIM PUBLIK
Jemi thellësisht të prekur nga rasti i mbrëmshëm, në të cilin marketi ynë dhe i juaji i i preferuar “Bamexi” i lakohet emri për gjujtje me armë zjarri afër territorit tonë. Prandaj, dëshirojm që ti njoftojm të gjithë qytetarët e Mitrovicës se rasti i cili ka ndodhur mbrëm është bërë me qëllim të dëmtimit të imazhit tonë shumëvjeçar si firmë e mirënjohur e gjithmonë korrekte me klientët e qytetarët. Bamexi është shtëpia juaj e sigurtë dhe askush nuk do të mundet ta mposhtë progresin tonë! Vazhdojmë të garantojm kualitet në tryezat tuaja, shije në shtëpit tuaja dhe i kemi dyert e hapura për ti shërbyer çdo qytetari me qëllime t’mira!
——————————————————————
Për të shmangur çdo keqpërdorim të emrit e firmës sonë Bamex, keqpërdorime të cilat kanë ndodhur duke u thirrur në emrin tonë të njohur Bamex. Jemi të obliguar të ju njoftojmë se personat e vetëm që zyrtarisht e përfaqësojnë Firmen Bamex nga muaji (NËNTOR 2022) janë:
Mirdi Osmani
Sokol Osmani
Arbnor Osmani
Agon Osmani!
Ju faleminderit për mirëkuptim











