Kreu i shtetit, Albin Kurti, ka takuar shefin e OSBE-se, Michael Davenport dhe zëvendës shefin Jefrey Bieley.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet në vend dhe bashkëpunimin mes qeverisë e OSBE-së, teksa Kurti e ka njoftuar Davenportin edhe për emërimin e nënkryetarëve serbë në veri.
“Në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kryeministri tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim”.












