Profesori dhe analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, e ka shpërndarë një video, ku shihet ministrja Punëve të Jashtme Donika Gërvalla duke i thënë Hungarisë se “ju jeni mik i Serbisë”.
Spahiu tha se as në katundin më të humbur të Kosovës nuk i thuhet mysafirit: ti je mik i armikut tim.
Në një koment në postimi e tij, Spahiu shtoi se ministrja Gërvalla duhet të shkarkohet, që të mos bëhet horë më shumë.
Postimi i plotë:
Studentët e mi të politikës së jashtme e të diplomacisë e kanë të lehtë të mësojnë se çfarë nuk duhet të bëjnë duke përcjellë budallallëqet e ministres së jashtme Donika Gërvalla . As në katundin më të humbur të Kosovës nuk I thuhet mysafirit: ti je mik i armikut tim. Dhe kujt po I thuhet se: ministrit hungarez vendi I të cilit është mik tradicional I Kosovës e Shqipërisë e armik tradicional I Serbisë.












