Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hetemi i “ngujuar” në komunë, avokatët: Në asnjë shtet kryetari s’fle në objekt

08/07/2023 - 10:24
në Lajme
A A
Hetemi i “ngujuar” në komunë, avokatët: Në asnjë shtet kryetari s’fle në objekt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi ka mbi një muaj që po qëndron i “ngujuar” në objektin e komunës. Veprimi i tij është komentuar nga ekspertë e njohës të ligjeve, por vet kreu i Qeverisë e ka përkrahur Hetemin në vendimin e tij për të qëndruar në komunë.

Megjithatë avokatët kanë ngritur pikëpyetjet në lidhje me ligjshmërinë e këtij rasti.

sipas tyre nuk ka asnjë shembull askund në ndonjë shtet që një kryetar komune e shndërron objektin në një vend ku bënë edhe fjetjen.

Avokati Arbër Jashari tha se Hetemi ka të drejtë që në raste specifike të punojë jashtë orarit tetë orë në javë, por që kjo nuk po ndodh.

Ai madje thotë se nuk dihet nëse ai është në protestë apo realisht po punon, duke shtuar se e ka privuar veten nga shumë të drejta.

“Ai ka të drejtë vetëm në raste specifike të punojë jashtë orarit dhe atë më së shumti tetë orë në javë si punë shtesë, krahas atyre dyzetë orëve që është e përcaktuar me ligj. Dhe kjo nuk është duke ndodhur”.

“Thjesht ai është në një situatë atje ku ne nuk e dimë a është punë a është protestë, kur fillon puna, kur fillon protesta, në sa fillon dita e punës së tij, në sa mbaron dita e punës së tij. Gjithashtu mund të themi se ai e ka privuar veten nga një sërë të drejtash që i’a njeh legjislacioni aktual dhe që ia njeh ligji i zbatueshëm”.

Mendim të njëjtë sa i përket privimit të së drejtave të veta për Hetemin ka edhe avokati tjetër, Xhevdet Smakiqi, raporton EO. Smakiqi thotë se asnjë ligj nuk ia ndalon e as lejon atij që të flej në objektin e komunës.

Ai ngriti edhe një çështje tjetër, atë të higjienës dhe të takimit me familjarë, duke theksuar se Hetemi mund të konsiderohet i vetburgosur.

“Unë në aspektin profesional e kam sqaruar se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore qoftë në Ligjin për qeverisje lokale qoftë në Ligjin e punës apo edhe me kompetenca të kryetarit të komunës si kryetar se kryetarit i lejohet apo i njëjti të detyrohet të akomodohet për të fjetur në objektin e komunës”.

“Edhe pse kryetari i komunës nuk është i punësuar siç e parashikon Ligji i punës, nuk është domethënë një punëmarrës, ai është me mandat, por funksionet e tij ai duhet t’ia përshtat administratës komunale, gjegjësisht zyrtarëve të cilët gjithashtu janë punëmarrës dhe ata kanë një orar të rregullt të punës nga ora 8:00 në orën 16:00 dhe unë e kam sqaruar se bazuar mbi këtë obligim që e kanë zyrtarët e administratës duhet edhe kryetari i komunës të ia përshtat dhe kjo është absurde. Nuk keni asnjë shembull askund në ndonjë shtet qoftë fqinj qoftë evropian që një kryetar komune e shndërron objektin në një vend ku bënë edhe fjetjen”.

“Unë kam shtruar edhe tema të tjera të cilat kanë të bëjnë edhe me higjienën ndoshta, a është interesuar dikush për higjienën e Lulzim Hetemit që një muaj ditë, ai është një qytetar i Kosovës, një shtetas i Kosovës dhe gjithashtu ka të bëjë edhe me kontaktin me familjen sepse ai është vetburgosur. Unë madje kam thënë se me ligjet tona nuk keni të drejtë t’ua mohoni të drejtat tuaja as vetes. Domethënë është një akt i ndalueshëm, të i’a cenoni të drejtat vetes, integritetin tuaj, dinjitetin tuaj. Mendoj se duhet shtruar pyetja jo vetëm nga ne si avokatë por edhe nga ekspertët shëndetësorë dhe inspektorati i punës për të ekzaminuar se çfarë po ndodhë me Lulzim Hetemin”, tha Smakiqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë