
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar pak minuta më parë duke deklaruar se ajo çfarë ai ka thënë sot në një media, është keqinterpretuar.
Ziqiri ka thënë se ato deklarata nuk përfaqësojnë saktë qëndrimin e tij si kryetar i Zubin Potokut.
Ai ka deklaruar se ashtu siç është koordinuar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve me kryetarin Krasniqi, ashtu do të vazhdojë edhe më tutje.
“Ajo që unë realisht mendoj dhe kam shprehur është vetëm kjo: Unë jam i gatshëm të vazhdojë punën time si Kryetar i Zubin Potokut, në shërbim të qytetarëve dhe komunës, pasi që për këtë kam marrë edhe besimin. E respektoj mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat i kam, por interesi i shtetit të Kosovës është përmbi të gjitha. Prandaj, qëndrimet e PDK-së, të Kryetarit Memli Krasniqi si dhe vendimet e Këshillit Drejtues më 3 korrik, ku isha pjesëmarrës edhe unë, janë udhërrëfyes dhe bazament i qëndrimeve mbi të cilat do të veproj edhe në të ardhmen. Nuk kam asnjë dallim nga ai vizion dhe nga ato qëndrime. Ashtu siç i kam koordinuar veprimet dhe jam konsultuar me Kryetarin e Partisë, Memli Krasniqi, në çdo hap, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen” shrkuan Zeqiri në reagimin e tij raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:











