Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rreth 500 milionë euro parashihen humbje nga masat e BE-së

09/07/2023 - 09:27
në Lajme
A A
Rreth 500 milionë euro parashihen humbje nga masat e BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 500 milionë euro supozohet se do t’i humb Kosova nga masat e ndërmarra nga komuniteti ndërkombëtar, meqë Qeveria Kurti ka refuzuar të rreshtohet me partnerët ndërkombëtarë sa i takon çështjes në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Krahas dëmeve në ekonomi, sistemi i drejtësisë do të pësojë humbje të mëdha, pasi Bashkimi Evropian konsiderohet si donatori kryesor në reformën e drejtësisë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, thotë se deri në fund të vitit, parashihet që Kosova t’i humb rreth 500 milionë euro.

Kreu i AKB-së, faktorin ndërkombëtar e sheh si bashkëpronarë të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

“Kosova po përjeton një kohë kur askush nuk ka menduar që pas çlirimit ne do të ballafaqohemi me masa sanksionuese kundër Kosovës nga miqtë të cilët kanë qenë dhe janë bashkëpronarë të çlirimit dhe të pavarësisë së vendit dhe kjo është si rezultat i një presioni, i cili po i jepet institucioneve të Kosovës, për të pranuar një kërkesë e cila shoqërohet lidhet me stabilizim të veriut të Kosovës. Në  kuadër të kësaj, këto masa janë ndëshkuese kundër Qeverisë por që do t’i vuaj edhe qytetari e biznesi. Nga masat e MSA-së dhe nga konferencat tregtare që ka Kosova ose që do të ndalen fondet nga IPA, këto janë masa që do t’i ndiejmë nëse do të vazhdojë deri në fund të vitit secili nga ne, sidomos bizneset e prodhuesit eksportues dhe dëmi mund të jetë mbi 500 milionë euro dhe kjo ndoshta është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës në këtë situatë”, thotë Shahini.

E vendimi për targa dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit pa praninë e serbëve, janë gabimet që sipas Shahinit janë bërë nga institucionet kosovare.

“Hapat e parë që mund të them se kanë gabuar duke tentuar ta shtrijnë sovranitetin përmes targave që ishte e drejtë e Kosovës por jo momenti. Momenti i dytë është kur Kosova i mbajti zgjedhjet në veri pa praninë e serbëve dhe pa dëshirën e tyre. Ne jemi shtet demokratik dhe në demokraci duhet të sundojë shumica aty ku edhe jeton, jo pakica mbi shumicën”, thotë Shahini.

E pasoja të mëdha sipas avokatit Ardian Bajraktari do të vërehen edhe në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, Bashkimi Evropian konsiderohet si donatori kryesor në fushën e drejtësisë.

“Fillimisht duhet bërë të qartë që Bashkimi Evropian është njëri prej donatorëve kryesor në mbështetje të proceseve reformuese, me theks të veçantë në fushën e drejtësisë por jo vetëm, në këtë drejtim natyrisht që paralajmërimet e tilla janë një sinjal tepër dëshpërues për vendin e për rrugën në të cilën ne si shtet synojmë ta arrijnë në strukturat euroatlantike, mirëpo po shpresoj se më në fund do të jetë një moment reflektimi nga ana e institucioneve tona, të cilat pavarësisht faktit që në aspektin ligjor dhe kushtetues kanë të drejtë të ndërmarrin veprime të tilla për ta shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ajo që në fakt po kërkojnë partnerët ndërkombëtarë është që të jenë në koordinim dhe në bashkërendim me ta në lidhje me situata të tilla”, u shpreh Bajraktari.

Ai ka përmendur edhe fondet që janë dhënë nga Bashkimi Evropian në sistem të drejtësisë. Shembull ka marrë mbështetjen në digjitalizimin e të dhënave penale, ku qytetarët mund të pajisen online me certifikata për çështjet penale.

“Mbështetja e Bashkimit Evropian ka qenë jashtëzakonisht e madhe, është prej donatorëve kryesor në reformën e drejtësisë. Mbështetja ka qenë në dy drejtime; mbështetja direkte në programet dhe proceset e ndryshme, vlen të përmendet mbështetja në digjitalizimin e të dhënave penale por edhe mbështetja sa i përket sistemit qendror të evidencës penale me të cilën qytetarët mund të kyçen dhe të marrin certifikata për çështjet penale në formë online. Besoj që është një mbështetje jashtëzakonisht e madhe, shto faktin këtu që Bashkimi Evropian përmes programeve të saja ka ndihmuar edhe në procesin e hartimit të legjislacionit me komente e propozime të caktuara, të cilat e kanë bërë legjislacionin në pajtim të plotë me legjislacionin e BE-së”, u shpreh Bajraktari.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë