Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita i kërkon Qeverisë mos t’i trajtojë si armiq, thërrasin të dëgjohen miqtë

09/07/2023 - 13:49
në Lajme
A A
Opozita i kërkon Qeverisë mos t’i trajtojë si armiq, thërrasin të dëgjohen miqtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opozita po vlerëson se shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit duhet të bëhet në koordinim me aleatët, pasi moskoordinimi po e çon vendin në izolim politik e ekonomik. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë që Qeveria mos t’i trajtojë si armiq.

Nga pozita thonë se masat e marra nga Qeveri janë të qëlluara, duke përmendur këtu hetimet e arrestimet e personave të dyshuar në veri si shkaktarë të trazirave të fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, ka thënë se organizatat që operojnë në veriun e Kosovës që tashmë janë shpallur terroriste, kanë arritur që të ngrisin tensione me veprimet e tyre të jashtëligjshme dhe ta destabilizojnë situatën.

Ai tha se Qeveri e Kosovës vetëm se ka filluar që të marr masa për veriun e vendit, duke përmendur hetimet e arrestimet e fundit në veri.

“Bandat e caktuara që tani më dy organizata vetëm që janë futur në listën e organizatave terroriste, ato me veprimet e tyre kanë dëshmuar se janë të interesuar thellësisht që të eskalojnë situatën, pra të ngrisin tensione edhe të destabilizojnë situatën në veri të Kosovës. Veprimet e tyre janë të jashtëligjshme të dënueshme dhe institucionet e vendit kanë për detyrë që të zbatojnë ligjin andaj gjithë atyre që kryejnë vepra të rënda penale e terroriste ndaj institucioneve dhe ndaj personelit policisë, KFOR-it, gazetarëve e kështu me radhë”, tha ai.

“Masat veç se po i shihini, pra kemi hetime të mirëfillta, hetime serioze që po ndodhin, kemi gjithashtu edhe operacione për arrestimin e kryesve të këtyre veprave, pra kemi një numër të caktuar të dyshuarve të cilët veç se po përballen me procesin hetimorë edhe mbetët që të shihet pastaj edhe për masa të tjera sepse jo të gjithë kryerësit e atyre veprave janë kapur. Ende ka të atillë që dora e drejtësisë  nuk ka arritur që ti kap për arsye të ndryshme ose kanë lënë Kosovën kanë ikur andej nga kanë ardhur ose janë ende duke u fshehur. Por në momentin që hasen apo janë të qasshëm policia do ta kryej detyrën e tyre dhe ata do të arrestohen”.

Deputeti Dugolli ka theksuar se situatat e fundit në veri nuk kanë arritur që ta ndalojnë funksionalizimi e shtetit, por sipas tij, është krijuar një situatë e re dhe se veprimet e qeverisë dëshmohet se shtetit është më i fortë dhe që nuk dorëzohet para bandave kriminale që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit.

“Jo në as një mënyrë, kish më thënë që është krijuar një situatë jo e lehtë por kjo dëshmon se shteti është me i fortë se sa bandat dhe shteti në as një mënyrën në as një rrethanë nuk mund të dorëzohet para bandave kriminale të cilat kanë qëllim pikërisht zhbërjen e shtetit”, tha ai për EO.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha se vendi është duke degraduar dita ditës në të gjitha aspektet, e kjo po ndodhë sipas tij, për shkak të politikave të gabuar të Qeverisë e moskoordinimit me aleatët.

“Procesi po degradon dita ditës, po degradon edhe në aspektin e sigurisë, në aspektin polikë të brendshëm, po degradon edhe në aspektin e raporteve ndërkombëtare. Kjo është një fatkeqësi e madhe që po i ndodh Kosovë në gjitha dimensionet qoftë të brendshëm, qoftë të jashtëm, qoftë ekonomik, politikë për shkak të politikave të gabuara, për shkak të mos koordinimit të institucioneve të shtetit me partnerët për shkak të mos unifikimit të faktorit politik vendor, për shkak të pa aftësisë qeverisëse për tu ulur dhe unifikuar faktorin e brendshëm politik. Në anën tjetër veprimi i masave të një anshme pa u koordinuar me aleatët me faktorët e sigurisë të cilët janë prezent në Kosovë, ka sjell tekë një situatë kur ne jemi sot të atakuar edhe politikisht edhe ekonomikisht”, tha ai.

Shala ka theksuar se e vetmja rrugë e stabilitetit të veriut është vendosja e ligjit dhe Kushtetutshmërisë, por kjo duhet që të bëhet me masa të koordinimit me partnerët.

Ai ka shtuar po ashtu se kryeministri Albin Kurti do të duhet që të bashkëpunoj më shumë më opozitën, ngase sic thotë ai kreu i Qeverisë, po e sheh opozitën si armik.

“Në relacion të stabilitetit të veriut e vetmja rrugë e stabilizimit është çështja e vendosjes së ligjit dhe Kushtetutshmërisë por kjo jo me masa represive por me masa të koordinimit mbi bazën e bymyeshmërisë e partnereve. Raportet e brendshme ndër institucionale në Kosovë, harmonizimi dhe bashkimi i forcave politike në spektrin e brendshëm. Ne kemi në baza ditore atakim ekstrem të qeverisë më shumë se sa që i bënë Serbisë i bënë opozitës. Vlerëson së çfarë uniteti ofron ky kryeministër kur në baza ditore orvatet të komprometoj pjesën e opozitës, unë them që nuk ka opozite më konstruktive, më paqësore më të koordinuar. Kryeministri nuk është i interesuar as për bashkëpunim  të brendshëm, e fatkeqësisht as për bashkëpunim të jashtëm.Opozitën e shef armik, mendimin ndryshe e shef tepër ekstrem dhe të pa pranueshëm në këtë relacion kemi një ndarje të tillë ku shpesh here biem para situatave edhe ikjes nga përgjegjësi e institucioneve shtetërore”, tha ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se kanë pritur që Qeveria ta shtrijë sovranitetit në veri ashtu siç ka premtuar, por masat që ka ndërmarr sipas tij, janë të gabuara.

“Sa i përket situatës në veri nuk është gjendja e mirë, nuk është ajo që ne kemi pritur që më të vërtet qeveria të shtrij sovranitetin mirëpo sot e kësaj dite kemi pengesa nga bandat kriminale, nga krimi i organizuar nga gjithçka që nuk duhet pranuar dhe qeveri është dashur që të veproj dhe premtimin që e ka dhënë për shtrirje të sovranitetit ta bëjë ashtu siç duhet. Por ka gabuar me hapa dhe mendoj që kjo qeveri ka dështuar në zgjidhje të problemit. Ju e keni parë se sa veprime ka pasur nga bandat kriminale të Serbisë por edhe veprimi i qeverisë së Kosovës ka qenë, por jo i kënaqshëm”, tha ai.

Lekaj ka shtuar se Qeveria duhet që të jetë më shumë bashkëpunues me BE-në dhe ShBA-në dhe t’i plotësoj kërkesa e tyre për de-eskalim të situatës në veri.

“Sa i përket situatës e thamë që është e rrezikshme për vendin ne kemi tash edhe masa ndëshkues nga BE për kryeneçësi e kryeministrit. Kryeministri duhet me qenë më bashkëpunues me BE-në dhe ShBA-në dhe ti plotësoj kërkesat, por ato kërkesa mos ta dëmtojnë shtrirjen e sovranitetit dhe që mos ta dëmtojnë integritetin e vendit. Në këtë mënyrë e ka përkrahjen tonë, e kemi përkrah edhe marrëveshjen dhe të implementohet marrëveshja që janë dakorduar dy palët në Ohër”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë