Një person është arrestuar dje në Mitrovicë pasi ka rrahur djalin e tij.
Rrahja sipas policisë ka ardhur pasi babai e ka kuptuar se djali i tij kishte një borxh, të cilin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit.
Rasti është hapur në polici si “lëndim i rëndë trupor”.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Mitrovicë Jug 28.02.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kuptuar që djali i tij viktima mashkull kosovar kishte një borxh, i njëjti e kishte rrahur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pranon se borxhin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.












