Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë për qeverinë aktuale të Kosovës se po i koordinon aktivitetet me bandat në veri të Kosovës përmes Listës Serbe teksa i ka ndërprerë kontaktet e drejtpërdrejta me liderët e Luginës së Preshevës.
“Nga përgjimet e fundit faktizohet se Qeveria Kurti koordinon dhe sinkronizon aktivitetet me bandat në Veri të Kosovës përmes Listës Serbe edhe me personin e shpallur Non-Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Arifi në Facebook.
“Ndërkaq, me liderët e Luginës së Preshevës, kjo qeveri ka ndërprerë kontaktin e drejtpërdrejtë duke mirëpritur konspiracione dhe ngritur komplote antidemokratike nga këshilltari i izoluar i Kuvendit Komunal në Preshevë, kështu për të shkelur mbi vullnetin politik të shqiptarëve të Komunës së Preshevës, ku edhe rrezikohet destabilizimi i Luginës së Preshevës”.
Arifi e përmbylli shkrimim e tij që për Altarin e Lirisë nuk negociohet kurrë.
Reagimi i plotë:












