Foto ilustrim
Një shtëpi është djegur dje në Mitrovicë, në orët e hershme të mëngjesit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Shtëpia e djegur është pronë e një personi që jeton jashtë vendit.
Raporti i plotë policor:
ZJARRVËNIE
Mitrovicë 11.07.2023 – 04:55. Është raportuar se nga zjarri është djegur shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë vendit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale. Njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime.












