Deputetja e PDK-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është rrënuese për Kosovën kur Ministrja e Drejtësisë e arsyeton koordinimin e Mimoza Kusarit, në emër të Kurtit, me kriminelin Milan Radojçiq, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Prokurori i Shtetit, duhet urgjentisht të ndërmarrë veprimet ligjore dhe t’i ftojë në intervistim, deputeten Kusari dhe kryeministrin Kurti, për t’i pyetur për njohuritë e tyre për të kërkuarin e drejtësisë kosovare.
Postimi i saj i plotë:
Është rrënuese për Kosovën kur Ministrja e Drejtësisë e arsyeton koordinimin e Mimoza Kusarit, në emër të Kurtit, me kriminelin Milan Radojçiq, për të cilin ka urdhërarrest nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe që është në Listën e Zezë të SHBA-ve.
Prokurori i Shtetit, duhet urgjentisht të ndërmarrë veprimet ligjore dhe t’i ftojë në intervistim, deputeten Kusari dhe kryeministrin Kurti, për t’i pyetur për njohuritë e tyre për të kërkuarin e drejtësisë kosovare.












