Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si i ka shpëtuar Vladimir Putin 7 atentateve, dhe këshillat që mori personalisht nga Fidel Kastro

03/03/2022 - 08:23
në Kryesore, Lajme
A A
Si i ka shpëtuar Vladimir Putin 7 atentateve, dhe këshillat që mori personalisht nga Fidel Kastro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vladimir Putin ka bërë shumë armiq gjatë karrierës së tij të gjatë politike. Pas një angazhimi 15-vjeçar në radhët e KGB-së sovjetike, ai kreu punë të ndryshme përpara se ish-presidenti Boris Jelcin ta emëronte në vitin 1999 në postin e kryeministrit.

Në fund të po atij viti, ai mori postin e presidentit të Rusisë pasi dorëheqjes së Jelcin. Një pozicion që ai e mbajti zyrtarisht në vitet 1999-2008. Për 4 vite ai mbajti postin e kryeministrit, ndërsa u bë sërish president në vitin 2012, post që e mban ende sot.

Ai ka ndryshuar edhe kushtetutën e vendit, dhe sipas planeve të tij synon të jetë në pushtet deri në vitin 2036. Karriera e tij si një lider autokrat është e mbushur me ngjarje tragjike, kur kritikët e Putinit janë vrarë ose zhdukur në rrethana të dyshimta ose misterioze.

Për shembull, gazetarja investigative Natalia Estemirova, që po hetonte disa raste vrasjesh dhe rrëmbimeve në Çeçeni, u qëllua për vdekje në një pyll afër shtëpisë së saj. Apo rasti i Boris Berezovskit, një lider politik dhe njeri shumë i pasur. Në fillim një mik i Putin, ai u zotua publikisht se “do ta rrëzonte” presidentin rus.

Pak vite më vonë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Londër. Të dhënat e para folën për një vetëvrasje. Por hetimet e mëvonshme, e gjetën jo shumë bindëse këtë tezë. Vetë Putin mohoi çdo përfshirje në atë ngjarje. Por vetë ai ka qenë objektiv i shumë atentateve dhe komploteve gjatë më shumë se 2 dekadave në pushtet.

Gjatë një dokumentari të vitit 2017, regjisori amerikan Oliver Stoun përmendi se faktin që Putini kishte shërbyer deri atëherë 3 mandate si president, duke qenë objekt i 5 tentativave për vrasje. Putin u vu për herë të parë në shënjestrën e atentatorëve, kur ishte duke marrë pjesë në funeralin e mikut të tij Anatoli Sobçak në Shën Petersburg më 24 shkurt 2000.

Shërbimi Federal i Gardës ndërhyri në kohë, duke i shpëtuar jetën. Zëdhënësi për media i Shërbimit Federal të Gardës, Sergei Devistov, deklaroi në atë kohë se pas atentatit “nuk qëndronte një psikopat, por një organizatë e caktuar”.

Po atë vit pati një tjetër atentat të mbetur në tentativë, që u arrit të parandalohej në kohë nga forcat e sigurisë. Një grup ish-udhëheqësish rusë po takoheshin me liderët botërorë në samitin e Jaltës të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.

Gjatë samitit, që u zhvillua në datat 18-19 gusht 2000, një person u ndalua në momentin kur donte të vriste Putinin. Edhe pse dokumentet për atë ngjarje mbeten të klasifikuara, u arrestuan 4 çeçenë dhe një numër i paspecifikuar shtetasish nga Lindja e Mesme.

Në vitin 2002, Putin ishte sërish në rrezik. Tre muaj përpara se të vizitonte kryeqytetin Azerbajxhanit, Baku, autoriteteve azere iu dhanë informacion mbi një atentat të mundshëm që do të ndodhte në janarin e 2002-it. Një shtetas irakian me lidhje me Afganistanin dhe forcat rebele çeçene, kishte planifikuar një atentat me eksploziv.

Ai u arrestua, së bashku me personin që i dërgoi eksplozivin, Kianan Rostam, dhe u dënua me 10 vjet burg. Vetëm një muaj më vonë, pati një kërcënim tjetër, shumë më i rrezikshëm. Një burrë hyri me forcë me makinë në kompleksin e Kremlinit, dhe doli nga makina e tij për të folur me anëtarët e rojave të sigurisë.

Ai tha: ”Quhem Ivan Zaitsev. Unë jam presidenti i Rusisë. Tani më çoni tek Vladimir Putini!”. Gardistët u befasuan nga ajo që panë, kontrolluan dokumentet e tij dhe më pas e dërguan Zaitsev për ta vizituar në një spital psikiatrik që ndodhej aty pranë.

Mjekët i thanë se Zaitsev kishte tentuar të bënte të njëjtën gjë në vitin 2001, dhe të dyja herët u kishte thënë njerëzve plot entuziazëm se donte të vriste Putinin. Ai u tha psikiatërve të tij se Putini po sillte nazizmin në Rusi, dhe se ai ishte një spiun i fshehtë. “Dua që t’i pres kokën Putinit!”-shkroi ai në ditarin e tij.

Ai ishte i bindur se po hakmerrej për vëllain e tij, që kishte vdekur me prerje koke disa vite më parë. Atentati tjetër ndodhi në nëntorin e vitit 2002, kur Putini supozohej të lëvizte përgjatë autostradës Rublevo-Uspenskoje, pikërisht afër selisë së Kremlinit.

Aty ndodhej një grup njerëzish që pretendonin se po vendosnin disa tabela të reja rrugore në autostradë. Vetëm disa orë më vonë, një media raportoi se policia kishte gjetur mbi 40 kilogramë eksploziv të vendosur enkas për të shpërthyer përgjatë autostradës.

Por komploti i zbulua na kohë, dhe eskorta e Vladimir Putinit ndoqi një rrugë tjetër. Edhe sot e kësaj dite, zyrtarët refuzojnë të komentojnë mbi atë ngjarje, dhe madje e mohojnë që ajo të ketë ndodhur ndonjëherë. Diçka shumë e ngjashme ndodhi vitin që pasoi.

Në qershorin e vitit 2003, një autostradë që lidh Shën Petersburg dhe Pskovin u vu në shënjestër, ndërsa presidenti Putin supozohej që të kalonte atje. Këtë herë, policia gjeti një bombë të prodhuar shumë dobët në mënyrë artizanale të fshehur në një çantë.

Ehe në atë rast, askush nuk u dëmtua, dhe sërish zyrtarët rusë e mohuan komplotin. Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” raportoi në vitin 2008, se një snajper goditi pa sukses drejt Putinit, në kohën kur ky po largohej nga zyra e presidentit të ri Dimitri Medvedev.

Thuhet se të dy po bënin një shëtitje në parkun e kompleksit, pasi Medvedev fitoi zgjedhjet presidenciale të atij viti. Tentativa e radhës ka ndodhur në vitin 2012. Një grup çeçenësh planifikuan të shpërthenin një bombë në anë të rrugës. Por sërish plani u sabotua në kohë. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet numri i saktë, Putin u ka shpëtuar të paktën 7 tentativave për vrasje. Ato nuk kanë pasur sukses për shkak të masave të rrepta të sigurisë.

Në intervistën e 2017-ës me Oliver Stoun, Putin pranoi të fliste për atentatet e dështuara kundër tij, duke thënë se në atë kohë se kishte pasur 5 tentativa për ta vrarë.

Putin e pranoi se kishte shkuar aq larg sa të kërkonte këshilla nga një udhëheqës tjetër, që kishte më shumë përvojë në këtë fushë. Ai kishte pyetur presidentin e Kubës, Fidel Kastro, mbi detajet e masave të tij të sigurisë. Mendohet se Kastro ka qenë objektivi i më shumë se 600 tentativave për vrasje. Të gjitha dështuan, dhe ai jetoi deri në moshën 90-vjeçare.

Putin e kujton kështu atë bisedë: ”Kam biseduar me Kastron mbi çështjen e atentateve. Dhe ai më tha:E di pse jam ende gjallë? Sepse jam marrë personalisht me sigurinë time”. Putin shtoi: ”Unë bëj punën time, dhe oficerët e sigurimit bëjnë të tyren, dhe deri më tani ata janë shumë të suksesshëm në atë që po bëjnë”. / Grunge – Bota.al

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë