
Një person është gjetur i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Lipjan, pasi shtëpia ishte përfshirë nga zjarri.
Njësitet e zjarrfikësve e kanë fikur zjarrin dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por që fatkeqësisht viktima nuk ka mbijetuar.
Mjeku kujdestar e ka konstatuart vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurit hetimet vazhdojnë ka njoftuar policia.
“Lipjan 13.07.2023-23:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor”, thuhet në njoftim.











