Si përgjigje ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku ku u diskutua edhe për dhunën në Kuvendin e Kosovës, të cilën LDK e ka cilësuar si “pamje e shëmtuar”.
Gjithashtu, LDK ka vlerësuar se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri dhe luftimin e krimit e korrupsionit.
LDK ka dalë me kërkesë për përgjegjësi politike për skandalin e përgjimeve ku përfshihet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me deputetin e Listës Serbe që në ato përgjime më shumë flet në emër të kryekriminelit të veriut, të shpallurit non-grata nga SHBA-të, Milan Radojiçiq.
“DK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion.”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“LDK do të vazhdojë konsultimet me grupe të ndryshme shoqërore në kuadër të nismës drejt rrugës së re; në ndërtimin e masës kritike për ruajtjen e demokracisë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik, si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar duke e futur vendin në sanksione për tu zbrapsur pastaj në pikën që LDK ka insistuar në vazhdimësi.”, thuhet gjithashtu në komunikatë.
Ky është njoftimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku u diskutua për zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë mbi skandalet e fundit të partisë në pushtet.
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon edhe njëherë pamjet e shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe refuzon dhunën si mjet.
LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri, luftimin e krimit dhe korrupsionit. LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion.
Nga të gjitha skandalet e partisë në pushtet qytetarët janë harruar, prandaj është jetike që vëmendja e institucioneve të Kosovës të kthehet tek sfidat e tyre të përditshme.
LDK do të vazhdojë konsultimet me grupe të ndryshme shoqërore në kuadër të nismës drejt rrugës së re; në ndërtimin e masës kritike për ruajtjen e demokracisë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik, si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar duke e futur vendin në sanksione për tu zbrapsur pastaj në pikën që LDK ka insistuar në vazhdimësi.













