Kylie Jenner dhe shoqja e saj, Jordyn Woods mund t’i japin një tjetër shans miqësisë së tyre pas dramës me ish të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
Ato u panë së bashku për darkë në një restorant sushi në Los Angeles të shtunën në mbrëmje, sipas fotove të marra nga Daily Mail.
Të dyja ishin të veshur për natën surprizë të vajzave dhe dukeshin të ishin në humor të mirë, me Woods-in madje duke buzëqeshur para kamerave.
Dyshja u pa edhe në të njëjtën makinë pas darkës së tyre.