Dy raste të deponimit të parave false kanë ndodhur në Mitrovicë, njëra më datë 4 korrik e tjetra ditën e djeshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Njoftimet:
Sheshi-Hasan Prishtina, Vushtrri 04.07.2023-07:39. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 17.07.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.











