Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bordi dhe Drejtori i SHSKUK raportojnë në Kuvend, deputeti Haxhiu: Qëllimi i kësaj qeverie është kapja e institucioneve dhe jo zgjidhja e problemeve në shëndetësi

18/07/2023 - 18:40
në Kryesore, Lajme
A A
Bordi dhe Drejtori i SHSKUK raportojnë në Kuvend, deputeti Haxhiu: Qëllimi i kësaj qeverie është kapja e institucioneve dhe jo zgjidhja e problemeve në shëndetësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë mbledhjes së sotme të komisionit parlamentar për shëndetësi ka ngritur disa qështje që sipas deputetit ka keqpërdorime dhe keqmenaxhim milionësh, shkruan Veriu.info

Ai ka ngritur një varg problematikash në sektorin shëndetësor, mos licensimi i Klinikave dhe Spitaleve publike, mungesa e furnizimit me barna e ikja e mjekëve janë disa nga qështjet që i ka cilësuar si shqetësuese deputeti Haxhiu.

Deputeti ka akuzuar Qeverinë që sipas tij qëllimi i tyre është kapja e institucioneve për interesa të grupeve të caktuara të interesit, dhe jo zgjidhja e problemeve në sektorin e shëndetësisë.

 

Postimi i plotë i deputetit:

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, raportuan Bordi dhe drejtori i ShSKUK-së.

Gjatë diskutimit tim kam ngritur disa çështje rreth përkeqësimit të gjendjes në shëndetësi dhe ShSKUK, si dhe shumë shkelje të evidentuara nga auditori.
Sipas raportit të zyrës kombëtare të auditimit për ShSKUK-n për vitin 2019 ishte raport pa vërejtje, ndërsa në dy vitet e fundit janë evidentuar miliona euro keqperdorime dhe keqmenaxhim.
Sipas zyrës kombëtare të auditimit:
Në dy vite e fundit 2021-2022 në vlerë 14.7 milionë euro, mungon raporti i pranimit te mallit nga menaxherët e kontratave.
Në dy vite e fundit 2021-2022 në vlerë 4.1 milionë euro urdhër-blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit.
Listat e pritjes për operacione dhe referime jashtë vendit janë rritur krahasuar me vitet e kaluara.
Mungesa e furnizimit me barna është rritur.
Mos licencimi i Klinikave dhe Spitaleve publike mbetët problematik në sistemin shëndetësor.
Shqetësuese mbetët dukuria e ikjes së mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nga institucionet publike dhe jashtë vendit.
Kërkesa e infermierëve për rritje të shumës së kujdestarisë 100%, pagesa për rrezikshmëri dhe punë gjatë vikendeve.
Shperndarja e testit kandidatëve në konkursin për infermierë, është shkelje ligjore dhe vepër penale dhe e denueshme për shkak të cenimit të barazisë në konkurim.
Çështje tjetër që ka shkaktuar pakënaqësi në Fakultetin e Mjekësisë është Ligji i Pagave, pasi që profesorët specialist të mjekësisë pagen primare e kanë në shëndetësi dhe sekondare në arsim dhe kjo rrezikon mosakreditim për programet mjekësore në kuadër të UP.
Vendosja në dy pozita kyqe në SHSKUK, kryesuesin e Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i njerëzve të afërt të ministrit Vitia tregon se qëllimi i kësaj Qeverie është kapja e institucioneve për interesa të grupeve të caktuara të interesit, dhe jo zgjidhja e problemeve në sektorin e shëndetësisë.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë