Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahje, kërcënime dhe sharje të rënda- Zv/Rektori i AAB’së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve

19/07/2023 - 15:11
në Kryesore, Lajme
A A
Rrahje, kërcënime dhe sharje të rënda- Zv/Rektori i AAB’së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 13 korrik të këtij viti është raportuar edhe një rast i ri i dhunës në familje. Në stacionin e policisë në Graçanicë një grua e ka denoncuar burrin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike. Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Shemsedin Vehapi. I njëjti e ushtron postin e zëvendësrektorit dhe të profesorit në universitetin AAB.

Në dokumentet e sigurura nga Gazeta Insajderi, bashkëshortja e të akuzuarit ka deklaruar se Vehapi e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Viktima ka kërkuar nga Gjykata Themelore urdhër të mbrojtjes për shkak se ndihet e kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

Sipas O.P (iniciale të ndryshuara nga redaksia) konflikti ka filluar rreth orës 17:00, ku i dyshuari ka eskaluar në sharje, ofendime dhe sulm fizik.

Në përshkrimin e ngjarjes thuhet se gjithçka nisi për motive të ulta. “Pitja me spinaq” ishte arsye pse Vehapi nisi t’i bërtiste bashkëshortes.

“Kam qenë duke qëndruar në shtëpi dhe pala përgjëgjëse (Shemsedin Vehapi) erdhi nga puna në ora 17:00. Përderisa tri vajzat kishin për të shkuar mysafir tek nëna e palës së mbrojtur, e kishin lejen edhe të palës përgjegjës por edhe palës së mbrojtur. Pala e mbrojtur duke u kyçur në bisedë ka thënë: nëna ime kishte përgaditur pite me spinaq dhe vajzat kanë dëshirë me ngrënë pite me spinaq. Përderisa pala përgjegjëse ndërhyri duke i thënë palës së mbrojtur (O.P): pse ti nuk po përgaditë pite me spinaq? Ndërkaq pala e mbrojtur i është përgjigjur: nuk mundem me ia bo pesë tepsia pite”.

“Pala përgjegjëse ka filluar të bërtas me një ton të lartë duke thënë: Qysh të them unë ti ki me bo. Ndërkaq pala e mbrojtur i është përgjigjur: Jo, nuk mundem me i bo se lodhna. Pala përgjegjës me të dëgjuar këto fjalë të palës së mbrojtur ka filluar të ofendojë dhe ta fyej atë duke i thënë “Ta q*fsha nanën. Ki me ba çka të them unë. Ka me të mbytë, etj.”, përderisa pala përgjegjëse e ka goditur me dorë në kokë palën e mbrojtur dhe e ka shtyrë”, thuhet në deklaratën e zonjës dhënë për organet kompetente, shkruan Insajderi.

Sipas bashkëshortes së Vehapit me të ndodhur kjo situatë kanë ndërhyrë fëmijët e tyre për t’i ndarë. Ku më pas kanë ardhur tek dera edhe disa mysafirë, të cilët Vehapi ka dalur për t’i uruar mirëseardhje por që ata nuk kanë pranuar të hyjnë brenda në shtëpinë e tyre.

Pas kësaj, O.P thekson se i dyshuari është larguar nga shtëpia për të shkuar në një takim të planifikuar më parë.

Në dëshminë e viktimës thuhet se Vehapi është kthyer në shtëpi në ora 21:00 dhe ka shkuar tek dhoma në të cilën ishte duke qëndruar O.P. së bashku me vajzën e tyre të vogël.

Ajo pretendon se i akuzuari më të hyrë në dhomë i është drejtuar me fjalët : “t’i thirri prindërit dhe ec nga shtëpia ime. Të cilave ajo i është përgjigjur duke thënë “Unë jo nuk dal se i kam gjashtë fëmijë. 22 vjet martesë i kam me ty. Një herë i kam lënë fëmijët dhe nuk i lë më”.

Në dokumentin e siguruar nga Insajderi, O.P. kishte deklaruar: Përderisa vajza e vogël ishte afër saj në dhomë, pala përgjegjëse e kap për fyti dhe e ka shtrënguar shumë, pala e mbrojtur në vetëmbrojtje e ka gërvishur në fytyrë palën përgjegjëse, i cili pas këtij gjesti e ka lëshuar. Vajza e vogël është frikësuar, ka filluar të vrapojë dhe i ka treguar motrës dhe vëllaut të saj për këtë ndodhi. Për një moment e ka marrë një karrike dhe e ka gjuajtur palën e mbrojtur por që nuk e ka goditur.

Pas kësaj thuhet që Vehapi ka vazhduar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke e goditur me një shkop, me grushta, me shuplakë në vende të ndryshme të trupit. Ku pas pak ai ka marrë armën dhe ka tentuar të shkoj në dhomën ku kanë qenë duke qëndruar gruaja me vajzën.

Në lidhje me këtë bashkëshortja ka deklaruar: Fëmijët e tjerë duke e parë këtë skenë kanë filluar të bërtasin duke i dhënë mesazh asaj së çfarë rreziku po i vije. Përderisa vajza e vogël (8 vjeçare) i ka ndihmuar të fshihet dikund në dhomën e saj. Anëtarët e tjerë të familjes që ishin prezent dhe fëmijët e tyre e ndaluan palën përgjegjëse që të shkoj në dhomën ku pala e mbrojtur qëndronte, shkruan Insajderi.

O.P. ka deklaruar se këto ngjarje kanë ndodhur nga ora 21:00 deri në 04:00. Në ora 08:00 të mëngjesit motra e të dyshuarit ka kërkuar nga fëmijët e çiftit që ta largojnë nënën e tyre nga shtëpia dhe ta dërgojnë në shtëpinë e familjes së saj. Me të dëgjuar këto fjalë, sipas saj, ajo është larguar ku më pas e ka denoncuar rastin në polici.



Bashkëshortja e Vehapit ka parashtruar kërkesën në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku ka kërkuar: t’i caktoj përkohësisht kujdestarin e fëmijëve dhe t’i heq të drejtën prindërore të akuzuarit. T’i caktoj kujdestarin e vajzës 8 vjeçare për shkak të moskujdesit ndaj saj nga ana e palës përgjegjëse. Ndalimin e afrimit për të dhe anëtarët e tjerë të familjes së ngushtë të saj, shkruan Insajderi.


Ndërkaq pas ngjarjes O.P është konsultuar me mjekët në QKMF ku i është rekomanduar trajtimi i mëtejshëm.

Viktima pretendon se shenjat në trup i janë shkaktuar nga Shemsedin Vehapi.

Gazeta Insajderi ka ka kontaktuar Vehapin mirëpo i njëjti nuk e ka kthyer përgjigje.

“Graçanicë 13.07.2023-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë për rastin në fjalë. /

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë