Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sanksionet kundër Dodikut, mision i (pa)mundur i BE-së

21/07/2023 - 10:53
në Kryesore, Lajme
A A
Sanksionet kundër Dodikut, mision i (pa)mundur i BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, iu drejtua në fillim të kësaj jave anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, ku u pyet se përse Bashkimi Evropian nuk vendos sanksione kundër politikës secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë. Përgjigjja e Escobarit ishte e shkurtër: nevojitet konsensusi i të gjitha shteteve anëtare.

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së mendojnë njësoj kur bëhet fjalë për veprimet e udhëheqësit serb të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, të cilat minojnë funksionalitetin e këtij shteti.

Hungaria e mbështet hapur presidentin e Republikës Sërpska dhe, rrjedhimisht, refuzon të pajtohet për sanksionet, ndërsa vendimi për to duhet të merret unanimisht nga të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Për ekspertin e politikës së jashtme të BE-së në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane, Toby Vogel, Hungaria nuk është problemi i vetëm. Ai beson se ka edhe disa vende të tjera anëtare që i kundërshtojnë sanksionet, por që fshihen pas rezistencës së hapur të Hungarisë.

“Dodik ka mbështetjen e fortë të [kryeministrit hungarez] Viktor Orban, por ka indikacione se shtetet e tjera anëtare të BE-së – Kroacia dhe Austria, e ndoshta Greqia dhe të tjera – janë gjithashtu kundër sanksioneve të BE-së”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, por jo të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, vlerëson se “sanksionet e të tjerëve, zakonisht, nuk janë udhëzuese për BE-në, sepse regjimi i sanksioneve të BE-së është autonom”, që do të thotë se sanksionet evropiane bazohen në kuadrin ligjor të BE-së, ndërsa për vendimet për sanksione është e nevojshme të plotësohen një sërë kriteresh që pasqyrojnë legjislacionin, përfshirë konsensusin.

Unanimiteti si pengesë
“Fakti që një person apo subjekt nuk është [ende] i sanksionuar nga BE-ja, do të thotë se shtetet anëtare nuk e kanë parë ende nevojën për të filluar diskutimin e kësaj çështjeje, ose nuk kanë arritur të mbledhin prova të mjaftueshme ligjore për përfshirje në listë, ose nuk kanë arritur ta kenë konsensusin e nevojshëm”, thotë Stano për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Vogel thotë se ka hapa të tjerë që BE-ja mund t’i ndërmarrë, e që asnjë shtet anëtar nuk mund t’i bllokojë. Sipas tij, hapi më i rëndësishëm do të ishte forcimi i ndjeshëm i forcës së BE-së në Bosnje, EUFOR, dhe vendosja e trupave të EUFOR-it në qarkun e Bërçkos – gjë që, sipas tij, do ta përgjysmonte Republikën Sërpska.

“Kjo do të ishte një shenjë shumë më e fortë sesa sanksionet kryesisht simbolike, se BE-ja do ta kundërshtonte çdo shkëputje de fakto të Republikës Sërpska”, thotë Vogel.

Çfarë ka bërë BE-ja deri tani për ta ndëshkuar Dodikun?
Në vitin 2011, BE-ja ka krijuar të ashtuquajturën kornizë sanksionesh për Bosnje dhe Hercegovinën, e cila i lejon asaj të prezantojë masa kufizuese kundër personave që kërcënojnë seriozisht situatën e sigurisë në Bosnje dhe minojnë Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe.

Praktikisht bëhet fjalë për një listë të zbrazët, në të cilën mund të shtohen me lehtësi emrat e individëve. Zëdhënësi i BE-së, Stano, thotë se në Këshillin e BE-së u takon shteteve anëtare të vendosin se kur do të fillojnë të flasin për lista specifike.

Lista mbetet e zbrazët.

Në vitin 2022, Komisioni Evropian ka pezulluar edhe financimin e dy projekteve të infrastrukturës në Bosnje e Hercegovinë, me vlerë prej 600 milionë eurosh.

“Masa të tjera dhe të ngjashme mund të pasojnë nëse ka një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në lidhje me shkeljen e integritetit territorial, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe punës së institucioneve të saj”, thotë Stano.

PE vazhdimisht bën thirrje për vendosjen e sanksioneve – deri më tani kot
Parlamenti Evropian ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Dodikut në disa raste.

Në fillim të korrikut u është dërguar një letër autoriteteve në institucionet evropiane. Letra është nënshkruar edhe nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme.

Deri më tani, Komisioni Evropian nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave.

Ligjërisht dhe proceduralisht, BE-ja nuk është e obliguar që t’i përmbushë këto lloje kërkesash të Parlamentit Evropian.

Kur ka vullnet politik, ka edhe mënyra
Vogel beson se ka mënyra për të shmangur marrjen e një vendimi në kuptimin formal.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, mund të propozojë masa të tilla, të cilat do t’i detyronin vendet anëtare të tregojnë hapur se në anën e kujt janë. Fatkeqësisht, BE-ja është aq e fiksuar në vendimmarrje konsensuale, saqë një drejtim kaq i guximshëm ka pak gjasa”, thotë Vogel.

Rasti i masave kundër Qeverisë së Kosovës është shembulli më i mirë se kur ka vullnet politik, ka edhe mënyra për të vendosur masa ndëshkuese.

Në mes të qershorit, BE-ja ka hartuar një paketë masash kundër anëtarëve të Qeverisë së Kosovës për mospërmbushje të kërkesave ndërkombëtare, për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Pakoja e masave të propozuara u është përcjellë vendeve anëtare, të cilat nuk janë të detyruara t’i zbatojnë, por sigurisht që pritet ta bëjnë këtë – gjë që edhe ka ndodhur.

Të gjitha takimet dypalëshe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës janë pezulluar, projektet financuese janë ngrirë dhe takimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit janë suspenduar, po ashtu.

BE-ja i ka anashkaluar procedurat e rregullta që janë të nevojshme për vendosjen e sanksioneve dhe masat ndëshkuese janë duke u zbatuar.

Në kuptimin formal dhe procedural, masat kundër Kosovës nuk konsiderohen si sanksione klasike, edhe pse, praktikisht, janë të tilla.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë më 19 korrik se BE-ja, kohëve të fundit, ka demonstruar se sjellja jokonstruktive në rajon “çon në veprime vendimtare nga pala evropiane”.

Deri më tani, kjo vendosmëri nuk është treguar në lidhje me Republikën Sërpska dhe presidentin e saj./REL/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë