Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të videos nga kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që ky i fundit i ka bërë punimeve në autostradën e Gjilanit.
Xhemaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti e kishte kundërshtuar autostradën e Gjilanit, projekt ky i nisur në qeverinë Haradinaj.
“Autostrada e Gjilanit, projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj në mars të 2018, ishte bllokuar me ardhjen e Qeverisë Kurti, tash e 3 vjet. Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet.Kjo qeveri, mungesën e sukseseve në investime po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara” shkruan Xhemaili.
Sipas tij, pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, është ura e Saradranit.
Postimi i plotë:













