Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë? Pesë skenarë të mundshëm

04/03/2022 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë? Pesë skenarë të mundshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mes mjegullnajës së luftës, mund të jetë e vështirë të kuptohet saktë se çfarë do të ndodhë në vijim, pasi çdo moment është vendimtar për të përcaktuar fatin e Ukrainës dhe jo vetëm, transmeton A2CNN.

Megjithatë, ekspertët po përpiqen të shqyrtojnë se si mund të zhvillohet më tej konflikti në Ukrainë. Cilët janë disa nga skenarët që po shqyrtojnë politikanët dhe planifikuesit ushtarakë? BBC parashtron pesë skenarët më të mundshëm, shumicës prej të cilëve iu referohet si skenarë të zymtë.

1. Luftë e shkurtër

Sipas këtij skenari, Rusia ka gjasa të përshkallëzojë operacionet e saj ushtarake. Forca ajrore ruse – e cila ka luajtur një rol jo shumë të madh deri më tani – fillon sulmet ajrore shkatërruese. Sulmet masive kibernetike përfshijnë Ukrainën, duke synuar infrastrukturën kryesore kombëtare. Furnizimi me energji dhe rrjetet e komunikimit do të ndërpritej. Fatkeqësisht, mijëra civilë vdesin. Pavarësisht rezistencës së guximshme, Kievi bie brenda pak ditësh. Qeveria zëvendësohet me një regjim kukull pro Moskës. Presidenti Zelensky ose vritet ose arratiset në Ukrainën perëndimore apo edhe jashtë shtetit, për të ngritur një qeveri në mërgim. Presidenti Putin shpall fitoren dhe tërheq disa forca, duke lënë pas mjaftueshëm trupa, sa për të mbajtur njëfarë kontrolli në vend. Mijëra refugjatë vazhdojnë të ikin në Perëndim. Ukraina mund t’i bashkohet Bjellorusisë si një shtet “klient” i Moskës.

Ky skenar gjithsesi do të varet nga ndryshimi i disa faktorëve: forcat ruse që mund të forcohen më shumë dhe shpirti i jashtëzakonshëm luftarak i Ukrainës që mund të zbehet. Putini mund të arrijë ndryshimin e regjimit në Kiev dhe fundin e integrimit perëndimor të Ukrainës. Por çdo qeveri proruse do të shihej nga kombi ukrainas si e paligjshme dhe do të rrezikohej nga kryengritjet masive, çka nënkupton se perspektiva për të shpërthyer sërish një konflikt, do të ishte e lartë.

2. Luftë e gjatë

Ndoshta ka më shumë gjasa që ky konflikt të shndërrohet në një luftë të zgjatur. Forcat ruse mund të ngadalësohen, të demoralizohen, të dominojë një logjistikë e dobët dhe një lidership i paaftë. Nga ana tjetër, mund t’ju duhet më shumë kohë për të marrë qytete si Kievi, mbrojtësit e të cilëve po luftojnë në çdo front pa u dorëzuar. Kjo situatë, pasohet nga një rrethim i gjatë. Luftimet mund të ngjasojnë me luftën e gjatë dhe brutale të Rusisë në vitet 1990, për të kapur dhe shkatërruar në masë të madhe Grozny, kryeqytetin e Çeçenisë.

Çeçenët gjatë pushtimit rus të Groznit
Nga ana tjetër, ndoshta Rusia nuk mund të sigurojë trupa të mjaftueshëm për të mbuluar një vend kaq të madh. Forcat mbrojtëse të Ukrainës shndërrohen në një kryengritje efektive, të motivuar mirë dhe të mbështetur nga popullsia lokale. Perëndimi vazhdon të sigurojë armë dhe municione. Dhe më pas, ndoshta pas shumë vitesh, me një udhëheqje të re në Moskë, forcat ruse largohen përfundimisht nga Ukraina, të mposhtura dhe të gjakosura, ashtu si u larguan paraardhësit e tyre nga Afganistani në vitin 1989, pas një dekade duke luftuar kundër kryengritësve islamikë.

3. Luftë europiane

A është e mundur që kjo luftë të kapërcejë jashtë kufijve të Ukrainës? Presidenti Putin mund të kërkojë të rimarrë më shumë pjesë të ish-Republikave Sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s, ose të gjitha këto llogaritje mund të rezultojnë të gabuara. Presidenti Putin mund të deklarojë se furnizimet e forcave ukrainase me armë perëndimore janë një akt agresioni, për të cilin duhet një kundërpërgjigje. Ai mund të kërcënojë se do të dërgojë trupa në shtetet baltike – që janë anëtarë të NATO-s – si Lituania, për të krijuar një korridor tokësor me enklavën bregdetare ruse të Kaliningradit.

Sheshi jashtë Bashkisë së Kharkiv është shkatërruar nga bombardimet e trupave ruse
Kjo do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të rrezikonte një luftë me NATO-n. Sipas nenit 5 të statutit të aleancës ushtarake, një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve. Por Putin mund të rrezikonte nëse mendon se kjo do të ishte mënyra e vetme për të shpëtuar lidershipin e tij. Megjithatë, lideri rus po tregon se është i gatshëm të thyejë edhe normat ndërkombëtare të vjetra. E njëjta logjikë mund të zbatohet për përdorimin e armëve bërthamore. Këtë javë, Putin vendosi forcat e tij bërthamore në një nivel më të lartë gatishmërie. Gjithsesi, shumica e analistëve dyshojnë se kjo do të thotë që përdorimi i tyre është i mundshëm ose i afërt.

4. Zgjidhja diplomatike

A mund të ekzistojë, pavarësisht gjithçkaje, një zgjidhje e mundshme diplomatike?

“Armët po flasin, por rruga e dialogut duhet të mbetet gjithmonë e hapur”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Dialogu vazhdon dhe është pikërisht ky skenar që gjithë bota do të dëshironte, në mënyrë që kjo luftë të marrë fund sa më parë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur në telefon me presidentin Putin. Zyrtarët rusë dhe ukrainas janë takuar për bisedime në kufirin me Bjellorusinë dhe vazhdojnë të planifikojnë takime të tjera. Ata mund të mos kenë gjetur gjuhën e përbashkët deri më tani, por duke rënë dakord për të biseduar, Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar.

Diplomatët thonë se është e rëndësishme që udhëheqësi rus të kuptojë kushtet që i duhet të plotësojë, në mënyrë që sanksionet perëndimore të hiqen. Nga ana tjetër, nëse lufta shkon keq për Rusinë dhe sanksionet fillojnë të shqetësojnë Moskën, atëherë kundërshtimet mund të rriten dhe focat ushtarake mund të kthehen në shtëpi. Kështu Putin nis e gjykon se vazhdimi i luftës mund të jetë një kërcënim më i madh për udhëheqjen e tij. Kina ka gjasa të ndërhyjë, duke ushtruar presion ndaj Moskës për të bërë kompromis, e duke paralajmëruar se nuk do të blejë naftë dhe gaz rus nëse nuk depërshkallëzohet situata. Kështu Putin mund të fillojë të kërkojë një rrugëdalje. Autoritetet ukrainase në një situatë të tillë, duke parë shkatërrimin e vazhdueshëm të vendit të vet, mund të arrijë në përfundimin se kompromisi politik do të ishte më i mirë se një humbje shkatërruese. Ukraina, mund të pranojë sovranitetin rus mbi Krimenë dhe pjesës së Donbasit. Nga ana tjetër, sipas kësaj ideje, Putini pranon pavarësinë e Ukrainës dhe të drejtën e saj për të thelluar lidhjet me Evropën. Aktualisht, kjo mund të mos duket shumë e mundshme. Megjithatë, një skenar i tillë mund të dalë nga rrënojat e këtij konflikti të rrezikshëm, që po shndërrohet gjithnjë e më shumë i përgjakshëm dhe shkatërrues

5. Rënia e Putinit

Po Vladimir Putin? Kur nisi pushtimin e tij, ai deklaroi: “Ne jemi të gatshëm për çdo rezultat”. Por, çka nëse ky rezultat do të ishte që ai të humbiste pushtetin? Me gjuhën e ashpër që qeveria ruse po përdor, deri më tani, duke mos dhënë asnjë shenjë dorëzimi duket e paimagjinueshme që ai të tërhiqet. Lawrence Freedman, profesor i Studimeve të Luftës në Kings College, Londër, shkroi këtë javë: “Tani ka po aq të ngjarë që të ketë ndryshim regjimi në Moskë sa dhe në Kiev”. Hipoteza e tij mbështetet në faktet se Putini po ndjek një luftë katastrofike, ku mijëra ushtarë rusë vdesin dhe kombi rus po vuan drejtpërdrejtë sanksionet ekonomike. Kështu, Putin mund të humbasë mbështetjen popullore duke nxitur revolucionin popullor.

Një qytetar rus është arrestuar nga oficerët e policisë, gjatë një proteste në Moskë kundër pushtimit rus të Ukrainës
Megjithatë, lideri rus, me shumë gjasa do të luajë çdo gur, duke tentuar të përdorë forcat e brendshme të sigurisë ruse, për të shtypur opozitën dhe çdo kryengritje. Kjo mund të shndërrohet në një lëvizje aq të madhe, sa që edhe anëtarët e elitës ushtarake, politike dhe ekonomike të Rusisë, të kthehen kundër tij. Perëndimi po e bën të qartë se nëse Putini largohet dhe zëvendësohet nga një lider më i moderuar, atëherë Rusia do të shohë heqjen e disa sanksioneve dhe rivendosjen e marrëdhënieve normale diplomatike. Sipas kësaj skeme, mund të ketë një grusht shteti të përgjakshëm në pallat dhe Putini të largohet. Edhe ky skenar nuk duket i mundshëm për momentin, por mund të ndodhë nëse njerëzit që kanë përfituar deri më tani nga Putin, nuk do të ndihen të sigurt se ai do të vazhdojë të mbrojë interesat e tyre.

Konkluzioni

Këta skenarë, sigurisht që nuk janë përfundimtar dhe përcaktues, madje disa prej tyre mund të gërshetohen dhe të sjellin rezultate të tjera nga ato që parashikohen. Por sido që të ndodhë ky konflikt, bota ka ndryshuar. Marrëdhëniet e Rusisë me botën e jashtme do të jenë të ndryshme, ndërsa qëndrimet europiane ndaj sigurisë, si dhe rendi liberal, i bazuar në rregulla ndërkombëtare, do të transformohen përfundimisht./A2CNN

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë