Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thëngjilli me çmim rekord për shkak të luftës, a do ta shfrytëzojë rastin Kosova?

04/03/2022 - 15:00
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Thëngjilli me çmim rekord për shkak të luftës, a do ta shfrytëzojë rastin Kosova?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një luftë ka nisur në Evropë tash e nëntë ditë. Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, Rusia ka filluar sulmet në territorin e Ukrainës. Kjo situatë ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Para dy ditësh, çmimi i thëngjillit ka arritur nivel rekord. Por, a duhet ta shfrytëzojë Kosova këtë situatë dhe ta shesë thëngjillin, kur dihet se ka shumë rezerva?

Çmimi i thëngjillit ka arritur në nivel rekord, pas luftës në Ukrainë. Para dy ditësh, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se çmimi aktual është 400 dollarë. Rusia është eksportuesi i tretë i thëngjillit, por ajo si iniciatore e luftës po përballet me sanksine të ashpëra dhe vështirë se mund të eksportojë për shkak të ndalesave që i janë bërë.

Kosova ka shumë rezerva të thëngjillit dhe do të mund të shfrytëzonte këtë situatë që ta shiste me çmim shumë të leverdishëm. Por, deri tash askush s’e ka diskutuar këtë punë publikisht.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Ekonomisë për të marrë informacione nëse po e shqyrtojnë mundësinë e shitjes së thëngjillit apo janë duke negociuar me ndonjë shtet. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti s’ka pranuar përgjigje nga asnjëri institucion.

Për këtë opsion janë deklaruar njohësit e fushës.

Për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajramin, s’ka asgjë të keqe që Kosova t’iu shesë thëngjill shteteve të tjera, nëse ka kapacitete të mjaftueshme të mihjes.

Madje, shitja në këtë moment, thotë se do të ishte vendim i duhur.

Paratë që do të merren nga shitja e thëngjillit, ajo sugjeron të përdoren për ta lehtësuar barrën e krizës energjetike në vend.

“Tani që Kosova ka rezerva të mëdha të thëngjillit dihet botërisht, por kapacitetet e mihjes mund të jenë pengesë, për këtë pyetje përgjigjën adekuate duhet ta japë ME. Nëse kemi kapacitete të mjaftueshme të mihjes, nuk ka asgjë të keqe që Kosova të shesë thëngjill me çmime të leverdishme dhe këto të hyra t’i përdorë për të lehtësuar barrën e krizës energjetike në vend.

Ne e dimë që jemi pak hapa larg kur duhet të fillojmë edhe pagesën e taksës për emetimin e karbonit, kur për ne thëngjilli do të bëhet pothuaj i papërballueshëm për shfrytëzim andaj shitja në këtë moment do të ishte vendim i duhur”, ka thënë Bajrami për Express

Edhe ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, thotë se s’ka kurrfarë pengese për shitjen e thëngjillit nëse ka kërkesa.

Ai ka përmendur edhe një kërkesë që Maqedonia e Veriut e kishte bërë në fund të vitit të kaluar për blerje të linjitit, por që thotë se se di pse nuk është filluar me shitjen ende.

“Ka pasë edhe kërkesa nga Maqedonia për blerje te lignitit por asnjëherë nuk e di pse nuk është fillu me shitjen. Ndoshta nuk ka qenë e përgatitun miniera për nxjerrje? Nuk ka kurrëfarë pengese për shitje, nëse ka kerkesa. Tash ish dashtë me i marrë në përgjegjesi ata që e penguan dhe e degraduan realizimin e Projektit “Kosova C” i cili ka qenë i gatshem për fillim të ndërtimit qysh në fillim të 2008”, ka thënë Shatri.

Por, këtë ide se përkrah ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku, i cili ka një sugjerim tjetër.

Ai thotë se ky moment është ideal për Kosovën që ta rikthejë projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova C”.

“Për bindjen time, momenti më ideal i ka ardh Kosovës në këtë fatkeqësi që po ndodhë mes Ukrainës dhe Rusisë dhe me ndërprerjen dhe ndërhyrjen e Gazpromit dhe përdorimin e energjisë për diplomacinë e vendeve të evropës perëdimore, Kosovës i ka ardh rasti më i mirë për të rikthyer projektin e ndërtimit të blloqeve të reja të energjisë, një projekt që ka qenë i dizajnuar. Kosova mund ta afron tani mundësinë për ndërtimin e termocentraleve të reja, të cilat mund të ndikojnë në zvogëlimin e mungesës së energjisë në tregjet e Evropës dhe njëkohësisht që ta rrit këtë profit. Unë jam për idenë që Qeveria e re Kosoëvs, kjo qeveri duhet ta shtyjë ndërtimin e projektit të termocentralit, që ka qenë Kosova C”, ka thënë Çeku.

Pas luftës në Ukrainë, Çeku thotë se Kosovës i është ofruar një hapësirë që ta faktorizojë linjitin për ta plasuar në tregjet e jashtme, por jo si lëndë të parë.

Sipas tij, Qeveria duhet të fillojë negociatat me kompanitë e mëdha për t’i ndërtuar termocentralet e reja në vend.

Ish-ministri thotë se pasuritë natyrore duhet të jenë faktor i diplomacisë.

“Tani çmimet në treg të energjisë janë rritur disafish. Lufta Ukrainë-Rusi po bëhet edhe për çështje strategjike, por po bëhet edhe për problemet e energjisë. Faktori themelor në këtë lojë është Gazpromi. E keni parë se sa qeveria gjermane hezitonte të merrte veprime ndaj Rusisë për shkak të ndërlidhshmërisë që e ka ekonomia gjermane. Rrreth 50 përqind e ekonomisë gjermane varet nga gazi rus dhe neve na ka ardh rasti, në këtë fatkeqësi, na ka ardh një hapësirë për me e faktorizu linjitin e Kosovës, që të plasojmë në tregjet e jashtme si produkt final, e jo si lëndë të parë, por si produkt final. Ideja ime që është që Qeveria e Kosovës, kjo qeveri duhet të fillojë negociatat me kompanitë e mëdha, qoftë gjermane apo kompani që shprehin interesim, për t’i ndërtuar termocentralet e reja në Kosovë, që t’i plotësojmë nevojat tona dhe njëkohësisht të dalim në tregjet e jashtme. Dmth. pasuritë natyrore të jenë faktor i diplomacisë së Kosovës”, ka thënë Çeku.

JU REKOMANDOJMË

Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve
17/09/2026 - 23:56

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij
17/09/2026 - 23:00

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!
17/09/2026 - 22:54

Venkateswari Alagendra, avokatja kryesore e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar ankesë ndaj vendimit. Alagendra ka thënë se ekipi mbrojtës...

Më shumëDetails

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve
17/09/2026 - 22:36

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin
17/09/2026 - 22:19

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova pjesën e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e vlerësuar si të qëllimshme mënyrën se si kryetari...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
17/09/2026 - 22:15

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është deklaruar gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë