Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

06/11/2026 - 16:14
në Lajme
A A
IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dokumentet e e-Prokurimit zbulojnë se biznesi i Ideal Shalës i ‘Kia Kosova’, bashkëshortit të motrës së Artan Fejzës, ka lidhur nëntë kontrata me Policinë e Kosovës. Kontratat përfshijnë furnizimin me goma, pjesë rezervë për automjete të Policisë, pjesë për Toyota blind dhe bateri për automjetet e blinduara. Ato janë nënshkruar nga dhjetori i vitit 2022 deri në korrik të vitit 2025. Kjo histori vjen pas tenderit prej 1.2 milion eurosh për autobusë, ku biznesi i Shalës ishte shpallur fitues, por kontrata nuk ishte nënshkruar asnjëherë. Ndërkohë, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar suspendimin e Fejzës nga pozita e drejtorit të Prokurimit, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi.

Nëntë kontrata dhe një institucion i vetëm: Policia e Kosovës.

Këto janë të dhënat që dalin nga ekstrakti i platformës së e-Prokurimit për biznesin e Ideal Shalës, bashkëshortit të motrës së Artan Fejzës, drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, për të cilin Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin nga detyra.

Të dhënat e siguruara nga Insajderi tregojnë se biznesi i Shalës, Ideal Shala B.I., ka lidhur nëntë kontrata me Policinë e Kosovës, me vlerë të përgjithshme prej 81,548.72 eurosh.

Nëntë regjistrimet kontraktuale i përkasin gjashtë aktiviteteve të ndryshme të prokurimit dhe shtrihen në një periudhë prej gati tri vjetësh, nga dhjetori i vitit 2022 deri në korrik të vitit 2025.

Kontratat përfshijnë furnizime me goma, pjesë rezervë për automjete të Policisë, pjesë për automjetin Toyota blind dhe bateri për automjetet e blinduara.

Nga nëntë regjistrimet, gjashtë figurojnë në sistem me statusin “Në realizim”, ndërsa tri të tjera me statusin “Përfunduar”.

Kontrata më e madhe e lidhur ndërmjet Policisë së Kosovës dhe biznesit të Ideal Shalës është ajo për furnizim me goma.

Më 9 dhjetor 2022, Ideal Shala B.I. kishte nënshkruar kontratë kornizë në vlerë prej 55,400 eurosh.

Kjo kontratë figuron në e-Prokurim me numrin 214-22-13341-1-2-5/C346 dhe statusin “Në realizim”.

Një tjetër kontratë për goma, kësaj radhe për furnizim dhe montim, është nënshkruar më 15 shkurt 2024. Vlera e saj është 15,160 euro.

Ajo mban numrin 214-23-14234-1-2-5/C538 dhe në sistem figuron gjithashtu si kontratë në realizim.

Vetëm këto dy kontrata për furnizim me goma kanë vlerën e përgjithshme prej 70,560 eurosh.

Në listën e kontratave figurojnë edhe tri regjistrime për furnizim dhe montim të pjesëve rezervë për automjetet e Policisë.

Të tria janë nënshkruar më 6 tetor 2023 dhe i përkasin të njëjtit aktivitet të prokurimit.

Kontrata e parë, me numër 214-23-9338-1-3-6/C485, ka vlerë prej 220 eurosh.

E dyta, C486, është në vlerë prej 650 eurosh, ndërsa e treta, C487, kap shumën prej 638.63 eurosh.

Përshkrimi i furnizimeve përfshin pjesë rezervë për automjete të ndryshme, ndër to BMW 730L, Opel Astra 1.7, Toyota LC 150, Touran, Hyundai dhe Opel Movano.

Të tria kontratat figurojnë në e-Prokurim me statusin “Përfunduar”.

Ndërkaq, më 8 shkurt 2023, biznesi i Shalës kishte lidhur edhe një kontratë tjetër me Policinë, në vlerë prej 5,886 eurosh, për furnizim me pjesë për automjetin Toyota blind.

Kjo kontratë, me numër 214-22-14231-1-3-6/C372, figuron me statusin “Në realizim”.

Bateritë për automjetet e blinduara

Një tjetër kontratë e evidentuar në ekstraktin e e-Prokurimit është ajo për furnizim me bateri për automjetet e blinduara të Policisë.

Kontrata, në vlerë prej 998 eurosh, është nënshkruar më 4 tetor 2023.

Ajo mban numrin 214-23-10649-1-4-7/C489 dhe operator ekonomik figuron sërish Ideal Shala B.I.

Një detaj që kërkon sqarim është statusi i kësaj kontrate. Përkundër faktit se është nënshkruar në vitin 2023, në sistem vazhdon të figurojë si “Në realizim”.

Në kolonat për datën e fillimit dhe datën e përmbushjes nuk ka të dhëna të regjistruara. Po ashtu, nuk shfaqet vlera e faturuar.

Për këtë aktivitet ekziston edhe njoftimi zyrtar për nënshkrimin e kontratës në platformën e e-Prokurimit.

Dy kontrata të tjera në vitin 2025

Marrëdhënia kontraktuale ndërmjet biznesit të Shalës dhe Policisë së Kosovës vazhdon të figurojë edhe në vitin 2025.

Më 15 korrik të atij viti janë nënshkruar dy regjistrime kontraktuale për furnizim me pjesë të automjeteve Toyota, Opel Vivaro, Mercedes-Benz Sprinter dhe Ford Transit.

Njëra kontratë ka vlerë prej 905.78 eurosh, ndërsa tjetra 1,690.31 eurosh.

Të dyja figurojnë si kontrata kornizë dhe në sistem kanë statusin “Në realizim”.

Me këto dy kontrata, lista arrin në nëntë regjistrime kontraktuale, me vlerë të përgjithshme prej 81,548.72 eurosh.

Tenderi milionësh që e vuri në qendër të vëmendjes lidhjen familjare

Këto kontrata marrin rëndësi në kontekstin e raportimit të mëhershëm të Insajderit për tenderin e autobusëve, me vlerë të parashikuar prej 1.2 milion eurosh.

Më 11 dhjetor 2023, Insajderi kishte zbuluar se Policia e Kosovës kishte shpallur fitues të tenderit për furnizimin me pesë autobusë biznesin e Ideal Shalës, bashkëshortit të motrës së Artan Fejzës.

Fejza, në atë kohë udhëheqës i Departamentit të Prokurimit në Polici, kishte qenë i përfshirë në dokumentacionin e procedurës.

Biznesi i Shalës ishte shpallur ofertuesi i vetëm i suksesshëm, me ofertë prej 1,188,850 eurosh, pasi tri kompani të tjera ishin eliminuar nga gara.

Njëra prej kompanive të eliminuara kishte ofertuar me çmim më të ulët.

Në përgjigjen e dhënë për Insajderin në atë kohë, Policia kishte deklaruar se Fejza kishte kërkuar të lirohej nga procesi dhe vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit.

Sipas Policisë, një zyrtar tjetër ishte caktuar për të udhëhequr vendimmarrjen në atë aktivitet të prokurimit.

Megjithatë, emri i Fejzës kishte figuruar në dokumentin e 22 nëntorit 2023, me të cilin biznesi i Ideal Shalës ishte shpallur ofertuesi i suksesshëm.

Kontrata e autobusëve nuk u nënshkrua asnjëherë. Procedura përfundoi me anulim më 26 nëntor 2025.

Për këtë arsye, vlera prej 1,188,850 eurosh nuk përfshihet në shumën prej 81,548.72 eurosh të nëntë kontratave të nënshkruara.

IPK-ja kërkoi suspendimin e Fejzës

Më 5 nëntor 2026, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se i kishte rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë suspendimin e drejtorit të Prokurimit nga detyra.

Sipas IPK-së, ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime paraprake nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në procedurat e prokurimit publik.

IPK-ja bëri të ditur se në fokus të hetimeve janë dhjetëra kontrata të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Hetuesit janë duke shqyrtuar mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, vendimmarrjen dhe respektimin e kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

IPK-ja ka bërë të ditur se rekomandimi për suspendim është bërë me qëllim të garantimit të integritetit dhe mbarëvajtjes së procesit hetimor.

Megjithatë, institucioni nuk ka specifikuar se cilat kontrata janë pjesë e hetimit dhe nëse në mesin e tyre janë edhe nëntë kontratat e evidentuara nga Insajderi në e-Prokurim.

Insajderi do t’u drejtohet Policisë së Kosovës dhe Artan Fejzës për të sqaruar nëse ky i fundit ka pasur rol në inicimin, vlerësimin, vendimmarrjen apo nënshkrimin e këtyre kontratave, si dhe nëse ka deklaruar konfliktin e interesit në raport me biznesin e familjarit të tij.

Nga Policia do të kërkohet edhe sqarim për realizimin dhe pagesat e nëntë kontratave, veçanërisht për atë të baterive të automjeteve të blinduara, e cila vazhdon të figurojë në sistem me statusin “Në realizim”.

Përderisa hetimet ndaj Fejzës janë në fazën paraprake, nëntë regjistrimet kontraktuale dhe vlera e tyre paraqesin një tjetër dimension të marrëdhënies afariste ndërmjet biznesit të familjarit të tij dhe institucionit ku ai ushtronte funksionin e drejtorit të Prokurimit.

JU REKOMANDOJMË

U ‘lut’ që të ketë ‘‘pak nga gjaku’’ i Kurtit, aktivistja që u ekzaltua nga veprimi i kryeministrit, pjesë e kabinetit të Mujës

U ‘lut’ që të ketë ‘‘pak nga gjaku’’ i Kurtit, aktivistja që u ekzaltua nga veprimi i kryeministrit, pjesë e kabinetit të Mujës
06/11/2026 - 15:41

Dje, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në kuadër të aksionit vullnetar të organizuar në shënim të 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit...

Më shumëDetails

MASh nis kontrollet në shkolla, Inspektorati verifikon ku përfunduan paratë e subvencioneve për tekstet shkollore

MASh nis kontrollet në shkolla, Inspektorati verifikon ku përfunduan paratë e subvencioneve për tekstet shkollore
06/11/2026 - 15:17

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit
06/11/2026 - 15:05

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet nga organet e drejtësisë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me...

Më shumëDetails

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
06/11/2026 - 14:16

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin...

Më shumëDetails

Aksion simbolik pak para diplomimit të policëve të rinj, “Kush i hëngri kapelat”

Aksion simbolik pak para diplomimit të policëve të rinj, “Kush i hëngri kapelat”
06/11/2026 - 13:50

Lëvizja Revolta ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë, pak orë para se të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës. Aktivistë të...

Më shumëDetails

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Nuk po më besohet në çfarë niveli amatorizmi ke rënë, rrena i ka këmbët e shkurtra

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Nuk po më besohet në çfarë niveli amatorizmi ke rënë, rrena i ka këmbët e shkurtra
06/11/2026 - 13:31

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklarimeve të këtij të fundit lidhur me çmimin e shiritit nëntokësor, i cili,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë