
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla 11 ditë pasi u votua nga parlamenti në këtë detyrë, do të takohet sot me homologun kosovar Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, takimi do të zhvillohet në orën 13:00 në Pikën Kufitare të Morinës dhe më pas një komunikim me mediat.
“Sot në orën 13:00 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm i Kosoves, Xhelal Sveçla do të zhvillojnë një takim në Pikën Kufitare në Morinë. Pas takimit Balla dhe homologu Svelça do të kenë edhe një komunikim me mediat”, njofton Ministria e Brendshme.










