Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Pesë ministra dhe një zëvendësministër po hetohen nga Task Forca e Policisë së Kosovës, nën dyshimin për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare

24/07/2023 - 14:02
në Lajme
A A
Krasniqi: Pesë ministra dhe një zëvendësministër po hetohen nga Task Forca e Policisë së Kosovës, nën dyshimin për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pesë ministra dhe një zëvendësministër po hetohen nga Task Forca e Policisë së Kosovës, nën dyshimin për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare.Lidhur me këtë, nga partitë opozitare LDK dhe AAK janë deklaruar për Gazeta Blic.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se Qeveria Kurti është e zhytur në korrupsion dhe skandale.“Kjo qeveri është e zhytur në korrupsion dhe skandale, drejtues të dikastereve të ndryshme dhe përfaqësues diplomatik janë të përfshirë në afera të dyshimta korruptive”, thotë ajo për Gazeta Blic.
Sipas saj, një qeveri e tillë nuk i duhet vendit dhe popullit, pasi po has në njerëz të përfshirë në krim.“Duke dashur ta luftojë krimin dhe korrupsionin, kjo qeveri po has kryesisht në njerëz të saj, të involvuar në krim, sepse të tillë janë ata dhe më e keqja kur po shndërrohen në avokat të tyre, duke i marrë në mbrojtje dhe duke penguar kështu punën e drejtësisë me ta. Një qeveri e tillë nuk i duhet vendit dhe popullit”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati po hetohet në lidhje me rastin e dëmtimit të mësimdhënësve, të cilëve dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ua kishte ndalur pagat gjatë kohës së grevës.Për këtë rast ishte bërë kallëzim penal, të cilin Task Forca po e heton. Ministri Murati është ftuar nga Task Forca që të intervistohet në hetuesi në cilësinë të të dyshuarit, por ai ka refuzuar duke kërkuar që të intervistohet në zyre të tij. Hetuesit e Task Forcës nuk e kanë pranuar kërkesën e Muratit.
Se si do të veprohet, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është ministrja tjetër që po hetohet nga Task Forca. Ajo së bashku me zëvendësministren Liza Gashi dyshohen për dhënien e 1 milion e 40 mijë eurove për “Caritasin Zviceran”, ku kjo e fundit ka angazhuar për kryerjen e shërbimeve OJQ-në Germin, në të cilën Liza kishte qenë drejtoreshe para se të bëhej zëvendësministre. Deri tash i janë paguar Caritasit 344 mijë euro.
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një rast që po hetohet nga Task Forca, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se dyshohet se në një rast ku në mënyrë të kundërligjshme rreth 300 mijë euro janë shpenzuar për projekte për minoritetet.Ministrja e Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është ministrja e radhës që po hetohet nga Task Forca, nën dyshimin se keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit.
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj ministrie, është intervistuar nga Task Forca, nën dyshimin se kjo ministri ka dhënë një kontrate për konsulencë mbi 130 mijë euro, ku konsulenti i angazhuar si arkitekt vendor, paguhet 5 mijë e 550 euro në muaj.As Ministria e Infrastrakturës e udhëhequr nga Liburn Aliu nuk ka mbetur pa u hetuar nga Task Forca Anti-korrupsion. Në këtë ministri po hetohet zëvendës ministri Hysen Durmishi, në lidhje me tenderin e tiketave, për të cilin pas nënshkrimit, ishte zmbrapsur.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë