Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku pikë e rendit të ditës ka qenë Raporti Financiar i kësaj komune për 6 mujorin e parë të vitit 2023, saktësisht 1 janar 2023 deri më 30 qershor 2023, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në raportin e siguruar nga Gazeta Online Veriu.info shihet se shumë nga dikasteret e komunës së Mitrovicës kanë ngecje të mëdha në fushën e investimeve kapitale.
Nga totali i investimeve kapitale të parapara nga komuna e Mitrovicës për vitin 2023, në gjashtë muajt e parë janë investuar vetëm 11% e tyre, që është përqindje mjaftë e vogël (Shih tabelen e mëposhtme)

Një nga drejtoritë me performancën më të dobët në investime kapitale është Drejtoria e Shëndetësisë, me drejtor Fahri Shabanin.
Kjo drejtori ka 0% investime kapitale në fushën e shërbimeve të kujdesit primar shëndetësor, ani pse çdo ditë qytetarët e Mitrovicës përballen me mungesën e kushteve elementare në marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Pa hyrë në hulumtime të thella, vetëm QKMF në Mitrovicë ka mungesa elementare në pothuajse të gjitha fushat, duke përfshirë ambientin ku ofron shërbimet e toalete në gjendje të tmerrshme.
Është pothuajse e pamundur të gjendet një QMF në Mitrovicë që nuk ka nevojë për investime në shërbimet e kujdesit primar, e të mos flasim për QKMF-në e cila vazhdon të ofrojë shërbime shumë të dobëta për pacientët.
Ankohet qytetari, pacient të shumtë po neglizhohen në QKMF-në e Mitrovicës













