Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku pikë e rendit të ditësishte edhe raporti financiar i komunës për periudhën 1 janar deri 30 qershor 2023.
Veriu.info ka siguruar raportin financiar, ku shihet se disa prej drejtori ka ngecje të mëdha në investime kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit.
Nga totali i investimeve kapitale të parapara nga komuna e Mitrovicës për vitin 2023, në gjashtë muajt e parë janë investuar vetëm 11% e tyre, që është përqindje mjaftë e vogël (Shih tabelen e mëposhtme)

Ndër drejtoritë me performancën më të dobët është edhe Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga drejtoresha Drita Kadriu.
Nga raporti i dërguar sot para asamblistëve të Kuvendit Komunal, shihet se Drejtoria e Arsimit nga 1 milion e 191 mijë euro, nuk ka shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.
Kujtojmë se shkollat e Mitrovicës me të cilat menaxhon Drejtoria e Arsimit kanë nevojë mjaftë shumë për investime kapitale, duke filluar nga rregullimi i tualeteve për nxënës e deri të digjitalizimi i tërësishëm i tyre.
Një nga shkollat që ka nevojë imediate për investime është shkolla “Andon Zako Çajupi” në qendër të Mitrovicës.
Në fotografitë e siguruara nga Gazeta Online Veriu.info shihet gjendje katastrofale në këtë shkollë, dëmtime të mëdha që nuk e bëjnë atë një institucion me kushte elementare për zhvillim të procesit mësimor.




Se si është mundur që nga 1 milion e 191 mijë euro, të mos investohet asnjë cent në një shkollë si kjo, mbetet çudi në vete.














