Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pajisje të rënda ushtarake vendosen në “Kampin Wagner” në Bjellorusi

26/07/2023 - 19:11
në Lajme
A A
Pajisje të rënda ushtarake vendosen në “Kampin Wagner” në Bjellorusi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pajisje dhe automjete ushtarake që besohet se i përkasin grupit mercenar privat Wagner vazhdojnë të lëvizin në një zonë në fshatin Tsel në Bjellorusinë lindore, që besohet të jetë një vend ku trupat nga kompania e Yevgeny Prigozhinit janë vendosur pas rebelimit në Rusi, muajin e kaluar.Imazhet nga shërbimi Planet Labs të publikuara më 25 korrik tregojnë të paktën 750 pajisje dhe kamionë të llojeve të ndryshme pranë kampit.
Që nga 19 korriku, numri i pajisjeve dhe makinave është duke u shtuar vazhdimisht dhe tani përfshin 62 kamionë të mbuluar me tenda, 534 mikrobusë, furgonë, makina të rregullta, 33 autobusë të llojeve të ndryshme, 99 kamionë me pajisje ndërtimi mbi to, dhe 26 automjete të blinduara të përdorura për transportin e personelit ushtarak.Një kanal bjellorus në platformën e mesazheve Telegram që monitoron lëvizjen e pajisjeve ushtarake në territorin e Bjellorusisë tha më 25 korrik se kishte regjistruar të paktën 11 kolona të automjeteve dhe pajisjeve ushtarake që ata besojnë që i përkasin grupit Wagner, që kanë hyrë në Bjellorusi dhe janë zhvendosur në Tsel që nga 11 korriku.

 

Javën e kaluar, Prigozhin, themeluesi dhe udhëheqësi i Wagner-it, publikoi një video prej ku dukej se ishte në Bjellorusi duke përshëndetur luftëtarët e tij dhe duke thënë se ata do të ndihmonin për ta kthyer ushtrinë e këtij vendit në ushtrinë e dytë më të mirë në botë.
Fati i Prigozhinit dhe trupave të tij Wagner ka qenë i paqartë që nga një rebelim jetëshkurtër më 23-24 qershor, që konsiderohet si kërcënimi më i madh i paraqitur deri sot, në 23 vjetët e pushtetit të presidentit rus Vladimir Putin.

 

Sundimtari autoritar i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, u përfshi në bisedime për t’i dhënë fund rebelimit duke rënë dakord me Prigozhinin dhe Putinin për të pritur trupat e Wagner dhe udhëheqësin e tyre në Bjellorusi.Disa ditë pas deklaratës së Lukashenkës, një kamp me tenda filloi të shfaqej në Tsel.
Trupat e Wagner luajtën një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, duke ndihmuar në marrjen e pjesëve kryesore të qytetit të Bahmutit pas gati 10 muajsh luftimesh intensive.Prigozhin ka thënë se ka humbur 20,000 burra gjatë operacionit Bahmut. /REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë