Një rast i pazakontë është raportuar në polici, ky dy vajza të mitura nga Podujeva kanë denoncuar nënën e tyre për presion në rrjete sociale, shkruan Veriu.info
“Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale”, thuhet në raportin e Policisë.
Bëhet e ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.












