
Kuvendi Komunal i Mitrovicës dje ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku pikë e rendit të ditës ishte raporti financiar për 6 mujorin e parë të vitit 2023, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Shumë nga dikasteret e komunës kanë performancë të dobët në investime kapitale për gjashtë mujorin e parë të vitit 2023.
Ajo që bie në sy është Drejtoria e Bujqësisë e cila ka paraparë 22.8 euro investime kapitale, por asnjëra nga to nuk është realizuar.
Se çfarë investime kapitale mund të bëhen me 23 euro mund të na tregojë vetëm ndonjë mendje e “ndritur” sikur drejtori i këtij dikasteri, Ferdi Kadriu.












