Njëra nga fushat më kërkuese dhe të domosdoshme për investime kapitale është kultura, por edhe kjo nuk ka mjaftuar që e para e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të investojë ndonjë cent në këtë fushë.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e udhëhequr nga Valdete Idrizi nuk ka realizuar asnjë cent në investime kapitale në 6 muajt e parë të vitit 2023, ani pse janë planifikuar 338 mijë euro.
Në raportin financiar 6 mujor për vitin 2023 të komunës së Mitrovicës të cilin e ka siguruar Gazeta Online Veriu.info, shihet nga 338 mijë euro të planifikuara për investime kapitale në kulturë nuk është realizuar asnjë cent.

Arsyet për një dështim të tillë ende nuk dihen, por ajo që ka mësuar Veriu.info nga burimet e saj është se drejtoresha Idrizi që nga emërimi në këtë pozitë disa herë ka qëndruar me jave të tëra jashtë vendit.
Këto udhëtime mëson Gazeta kanë qenë private, por kanë lënë vakuum institucional në dikasterin që drejton ajo.












