Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE e prerë me Kurtin, kërkon të shpallen sa më shpejt zgjedhjet në Veri – reduktimi i 25 % të policisë s’mjafton

28/07/2023 - 13:29
në Lajme
A A
BE e prerë me Kurtin, kërkon të shpallen sa më shpejt zgjedhjet në Veri – reduktimi i 25 % të policisë s’mjafton
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të cilit i është besuar edhe dialogimi me Serbinë, ditë më parë ka thënë se Kosova s’duhet të shpall zgjedhjet e reja në katër komunat veriore derisa Bashkimi Evropian nuk i heq masat. Lidhur me këtë deklaratë të Bislimit, në një konferencë për media të enjten ka folur edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka thënë se është e logjikshme që masat të hiqn paraprakisht dhe sipas tij kjo s’është një kushtëzim, por një ndjekje e rendit logjik të gjërave. Kur ka folur për këtë, Kurti ka thënë se duhet zbatohet marrëveshja Lajcak-Bislimi e arritur në Bratisllavë.

Lidhur me këto deklarime të numrit një të Qeverisë së Kosovës kanë folur nga Bashkimi Evropian. Një zëdhnës i BE-së i ka thënë Gazetës Express se Brukseli zyrtar mbetet i shqetësuar me tensionet në veri të Kosovës dhe ka rikujtuar se BE-ja ka dënuar dhunën dhe vazhdon të bëjë thirrje tek Kosova dhe Serbia për de-përshkallëzim të menjëhershëm.

Ky zëdhënës ka rikujtuar se kërkesat e BE-së për de-përshkallëzim kanë qenë specifike për të dya palët dhe është theksuar se Brukseli është i gatshëm të marrë masa në rast të dështimit për de-përshkallëzim.

“BE-ja mbetet e shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. BE-ja ka dënuar dhunën dhe vazhdon të bëjë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm nga të dyja palët. BE-ja ka bërë kërkesa specifike për de-përshkallëzimin për të dyja palët (sipas Deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor, propozimit të Përfaqësuesit të Lartë për të dyja palët më 22 qershor dhe konkluzioneve të Këshillit Evropian të 30 qershor). Në deklaratën e 3 qershorit, të rënë dakord nga të 27 shtetet anëtare, BE tha qartë se ishte e gatshme të merrte masa të vendosura në rast të dështimit për të de-përshkallëzuar”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Sa i përket Kosovës, nga BE thonë se i është kërkuar Kosovës që të veprojë në mënyrë jo përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore brenda dhe në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës dhe që kryetarët të kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale.

Ky zëdhënës i BE-së ka thënë për Express se mirëpresin njoftimin e Qeverisë së Kosovës për reduktim të menjëhershëm të 25 % të pranisë policore brenda dhe përreth objekteve komunale në veri, si dhe përkushtimin për uljen e mëtejshme të pranisë pas vlerësimeve të përbashkëta të sigurisë nga Policia e Kosovës, EULEX dhe nëse është e përshtatshme edhe me KFOR-in.
Këta hapa BE-ja i konsideron hapa në drejtimin e duhur, por potencojnë se nevojiten hapa të mëtejshëm.

“BE-ja mirëpret njoftimin e qeverisë së Kosovës për një reduktim të menjëhershëm prej 25% të pranisë së policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, si dhe përkushtimin për uljen e mëtejshme të shkallës pas vlerësimeve të përbashkëta të sigurisë nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe – nëse është e përshtatshme edhe me KFOR-in. Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, ka theksuar ky zëdhënës për Gazetën Express.

Ndërkohë nga BE potencojnë se për t’i dhënë fund krizë aktuale duhet që zgjedhjet e parakohshme të shpallen sa më shpejt në katër komunat veriore dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse.
“Për më tepër dhe për t’i dhënë fund krizës aktuale, zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shtuar tutje ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Në fund, nga Brukseli zyrtar thonë se është thelbësore që të vazhdojnë Dialogu i lehtësuar nag BE-ja dhe i udhëhequr nga Borell dhe zbatimi i shpejt Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe zbatimit të Aneksit të saj. Këtu thonë se përfshihet themelimi i Asociacionit.
“Është thelbësore që të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksit të zbatimit të saj. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, ka përfunduar ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë